Do të bëhesh sipërmarrës i suksesshëm?! Ja disa këshilla nga Flamur Hoxha - Business Magazine Albania

Do të bëhesh sipërmarrës i suksesshëm?! Ja disa këshilla nga Flamur Hoxha


Flamur Hoxha është sipërmarrës, me një rritje të qëndrueshme në biznes prej 25 vitesh. Pas industrisë së veshjeve, ai ka investuar edhe në ndërtim dhe në tregun e pasurive të paluajtshme. President i Dhomës Kombëtare të Veshjeve mbi 5 vjet, kandidat për deputet në zgjedhjet i kaluara parlamentare dhe filantrop, ku ka financuar revista letrare dhe libra të vlefshëm për historinë.

I pyetur nga Businessmag.al, ai ofron disa këshilla për ata që duan të bëhen sipërmarrës të suksesshëm:

Lexo: Këshilla mbi paratë nga sipërmarrësit më të suksesshëm në botë

  • Puno ndershëm. Të jesh korrekt dhe të mos bësh biznes për t’ia hedhur tjetrit.
  • Impenjohu. Duhet punë dhe angazhim.
  • Ji shumëdimensional. Aftësia për të ditur të jesh i tillë qoftë në komunikim, në administrim, etj.
  • Ji largpamës për zhvillimin e vendit tënd në të ardhme. Të ndjekësh si model pritshmëritë e zhillimit të vendit. Ai e ka parë Shqipërinë si potencial zhvillimi. “Kur kam blerë tokën afër QTU-së sot, shumë më kritikonin dhe thonin “çfarë po bën, punëtorët nuk do të vijnë të punojnë atje”, por sot fabrika është atje. Zhvendosja e fabrikës erdhi në një kohë rekord, sa ne nuk rrezikuam dërgesat e porosive në kohë”.
  • Ji punëtor dhe profesionist. Ka pasur njerëz me mundësi financiare. Por shumë punë nuk duan para. Duan punë dhe organizim thotë, ai. Normat e fitimit në fason janë shumë të ulëta, por është biznes që mund të rrish në treg kur je eficient dhe ka vazhdueshmëri. Ky është një sektor që importon nga jashtë dhe importon njohuritë, duke fituar zhvillim. Kemi parë ndërmarrjet si t’i organizojnë ata, gjuhët e huaja etj. Sot shohim që është bërë rrokadë. Janë Italianët që po vijnë të punojnë këtu.
  • Zgjidh partnerin e duhur. Në rastin tonë në Shqipëri përzgjidhemi si partner. Unë jam zgjedhur   nga partnerë cilësorë, pasi ka pasur interes për të bashkëpunuar me mua.

Lexo: Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu “pronarin” e tij

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0