Franca do të pezullojë rritjen e çmimit të karburantit pas protestave të vazhdueshme të dhunshme gjatë fundjavës, në një koncesion të madh nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron.
Kryeministri Edouard Philippe do të njoftojë një moratorium të martën mbi rritjen e çmimit të karburantit, i cili ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar.
Kostoja në rritje e benzinës dhe naftës shkaktoi protesta që u transformuan në demonstrata më të gjera kundër qeverisë së Macronit, duke ekspozuar tensionet midis elitës metropolitane dhe të varfërve ruralë.
Qeveria është duke shpresuar se pezullimi i rritjes së çmimit të karburantit do të ulë “zjarrin” e protestave, të cilat mblodhën rreth 36,000 vetë në rrugët e Francës vetëm të shtunën.
‘Harku i Triumfit’ u mbush me slogane në mbështetje të “lëvizjes së verdhë” dhe të tjerëve duke kritikuar Macronin si President “i të pasurve”.
Kostoja e naftës është rritur 16% këtë vit nga një mesatare prej 1.24 euro (1.41 dollarë) për litër në 1.48 euro (1.69 dollarë), duke arritur në 1.53 dollarë ($ 1.74) në tetor, sipas UFIP, Federatës së Industrisë së Naftës në Francë.
/CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.