Studentë të universiteteve publiku i janë përgjigjur me protesta vendimit të qeverisë që detyron studentët të paguajnë tarifë shtesë për provimet e mbartura.
Protesta e nisur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, po mbështetet edhe nga Fakulteti e Shkencave të Natyrës dhe Drejtësisë si dhe Fakulteti i Mjekësisë. Asaj iu bashkuan edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Në fakt, shpenzimet për arsim, janë shpenzimet që kanë njohur rritjen më të madhe vitet e fundit në buxhetet e familjeve shqiptare.
Lexo: Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës, parkimin, hapësirën, arsimin?
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave shpenzimet për arsim kanë arritur në gati 4% të buxhetit mujor të familjes, duke u dyfishuar në tre vitet e fundit. Ne vitin 2015, familjet shpenzonin për arsim 2.1% të buxhetit të tyre. Ky është një nivel i lartë krahasuar me të njëjtat shpenzime në BE (në raport me të ardhurat familjare).
Në të njëjtën kohë, qeveria nuk ka rritur shpenzimet publike në arsim. Buxheti i parashikuar për arsimin është në rreth 3% të PBB-së, niveli i njëjtë prej disa vitesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.