SAvenue, "Bulevardi i stilit online" me të cilin mund të vishet "ajo"

SAvenue, “Bulevardi i stilit online” me të cilin mund të vishet “ajo”


SAvenue do të thotë “Bulevardi i Stilit”. Një shop online që sugjeron veshje të kompletuara dhe kërkon që femrat shqiptare të vishen më me stil.

Trendi i kohëve të fundit në vendin tonë, janë faqet e panumërta në Instagram që shesin veshje për të gjitha kategoritë, por të pakta janë faqet e organizuara online ku ti njihesh me çmimin, me veshjen në trupin e modeles, ofertat e momentit dhe sigurisht të ofrohet transport pa patur nevojën të lëvizësh nga komoditeti i shtëpisë.

 

“Klientët në Shqipëri janë të zhgënjyer nga tregu dhe shumë herë blerja online u krijon frikë,” thotë Nick Beido, digital marketing menaxher i Savenue?e SAvenue. “Pamë që në Shqipëri mungonte një e-shop me mënyrën që funksionojnë në Europë, prandaj vendosëm t’ju kthejmë besimin me SAvenue.

SAvenue filloi të funksionojë online në Maj të vitit 2018 pas një studimi të mirë të tregut, me një vizion, plan biznesi, një staf që kujdeset për çdo detaj dhe produkte cilësore. SAvenue është një dyqan online i liçensuar, ku çdo zonjë mund të gjejë veshje, këpucë dhe aksesorë për çdo stinë.

Për të parë produktet klikoni në këtë link https://www.savenue.al/. Konsumatorët mund të gjejnë ulje deri -60% gjatë gjithë vitit në kategorinë Oferta.

Për sezonin e festave SAvenue ka nisur dhe një projekt që u drejtohet të gjithë personave që jetojnë jashtë shtetit. Emri i projektit është #NgaMuaPerTy.

Buzëqeshjet e festave po trokasin në dyert e çdo shtëpie, në dyert e çdo zemre madje edhe në S-avenue.al. E gjitha kjo për të pikturuar një buzëqeshje tek ju dhe të dashurit tuaj.

SAvenue e bën më të thjeshtë të gjithë emigrantët të dhurojnë të dashurës tënde, motrës, kushërirës ose shoqes një veshje nga ty. Një veshje që do të sjellë më pranë imazhin tënd në këto festa, ajo dhurata e bukur poshtë pemës.

“Besoj që klientët që realizojnë blerje tek ne na tregojnë besim dhe për këtë arsye blerjet e përsëritura janë të shumta, thotë Beido. “Nuk duam të jemi si shumica. Jemi një eshop që nuk mundohet vetëm të shesë rroba por të krijojë dhe stil.”

Në savenue.al ju mund të shihni të gjitha produktet, me foto të realizuara në studio, të cilat me zoom tregojnë të gjitha detajet. E gjeni dhe në Facebook dhe Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0