Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka njoftuar se në rrjetet sociale, se sipas parimit një ndalesë një kontroll, është marrë vendimi për të lehtësuar lëvizjen e lirë mes vendeve. Vendimi i rëndësishëm është miratuar ditën e mërkurë nga qeveria.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Lleshaj.
Shpejt pritet të aplikohen në kufirin Shqipëri-Kosovë standardet europiane të kontrollit.
“Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
