Mbi 6500 persona kanë blerë një kështjellë Franceze të shekullit të 13

Mbi 6500 persona kanë blerë një kështjellë Franceze të shekullit të 13


Media sociale mund të jetë plot me budallëqe dhe lajmë false. Por historia në vijim tregon se çfarë mund të arrihet nëse njerëzit bashkohen për qëllime të mira.

Mijëra njerëz bashkuan paratë për të shpëtuar këtë kështjellë Franceze të quajtur Mothe-Chandeniers të ndodhur në Trois-Moutiere.

Me një kontribut të paktën prej €51, 6500 persona mundën të mbledhin më shumë se €500.000 dhe të “blejnë” këtë bukuri të shekullit të 13.

Platforma franceze e mbledhjes së parave Dartagnans, e cila është e fokusuar në restaurimin e trashëgimisë kulturore organizoi një fushatë së bashku me organizatën kulturore “Adopt a Castle”.

Ajo lejon çdo person që të bëhet aksioner si Société par Action Simplifiée (SAS). Si rrjedhim bashkë-pronar i mbetjeve të kështjellës, tashmë në restaurim.

Kjo kështjellë Franceze e shekullit të 13 është pushtuar 2 here nga Anglezët gjatë Mesjetës. Ajo është plaçkitur dhe abandonuar gjatë Revolucionit Francez. Në vitin 1809, një biznesmen i pasur Parisien i quajtur Francois Hennecart e bleu kështjellën. Ai e restauroi atë dhe gjithashtu i shtoi disa vreshta asaj.

Një baron i Napoleonit të 3 e rindërtoi atë në vitin 1870 në një stil romantik të inspiruar nga kështjellat në Loire. Në vitin 1932, një zjarr masiv shpërtheu pasi Baron Lejeune Edgar instaloi sistemin e ngrohjes. Zjarri ishte aq katastrofik, sa Le Figaro raportoi se “një libarari e tërë me libra të rrallë, mobilje antike dhe piktura të vlefshme” ishin shkrumbuar. Një shoqatë me emrin “Friends of Mother-Chandeniers”, u krijua në vitin 2016 që ta shpëtojë atë.

Është e paqartë se çfarë do të jetë kështjella pas restaurimit. Gjithçka varet nga pronarët e saj.

“Ne besojmë në fuqinë e kolektivit. Ne besojmë se ju, pronarët e saj, kolektivisht dhe në mënyrë demokratike do të vendosni për të ardhmen e kështjellës”. – thuhet në website.

Por projekti nuk mbaron këtu. Objektivi kryesor është mbledhja e €1.000.000 në total për të përballuar edhe shpenzimet e restaurimit.

Delaume shprehet se kjo formë “nuk është parë kurrë në historinë e Trashëgimisë Botërore.”

Bashkë-pronarët po ndjekin ndërkohë punimet dhe do t’a vizitojnë atë në pranverën e vitit 2018.

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0