Revista Time publikoi zgjedhjen e saj për personin e vitit 2017. Është “ata që thyen heshtjen”, femrat dhe meshkujt të cilët kanë ngritur zërin kundër dhunës seksuale në vendin e punës.
“Ky është ndryshimi më i shpejtë social që kemi parë në dekada dhe filloi me akte të guximshme nga qindra gra – dhe disa burra, të cilët rrëfyen historitë e tyre të ngacmimeve dhe fyerjeve seksuale, “shpjegon kryeredaktori i Time Edward Felsenthal, gjatë një interviste.
Kopertina e fuqishme e Time përfshinte:
• Ashley Judd, llogaria personale e të cilës ndihmoi në krijimin e historisë epike të New York Times ku akuzohej manjati i Hollywood-it Harvey Weinstein për sjelljen seksuale për dekada me rradhë.
• Taylor Swift, e cila akuzoi DJ e radio Denver David Mueller për kapjen e të pasmeve gjatë një seti fotografik, duke rezultuar në pushimin e tij nga puna (dhe padinë e mëtejshme kundër Swift, në të cilën ajo kundërvihet për një shumë simbolike $1)
• Inxhinierja e mëparshme e Uber Susan Fowler, postimi viral i së cilës pasoi në ndryshime radikale në kompaninë e saj të mëparshme, duke përfshirë edhe shkarkimet e shumta dhe largimin e CEO-s Travis Kalanick.
Të gjitha këto gra kanë luajtur një rol të madh në atë që është bërë e njohur si lëvizja #MeToo, në të cilën viktimat inkurajohen të ndajnë përvojat e tyre me ngacmimet dhe abuzimet seksuale. Në vetëm disa muaj, #MeToo duket të jetë katalizatori për një moment të rëndësishëm në historinë e këtij kombi.
Por femra më e rëndësishme e kopertinës së Time është ajo të cilën ju nuk mund ta shihni.
Nëse shikoni me vëmendje, në fund në këndin e djathtë të fotos do të dalloni një krah dhe një bërryl. Fytyra nuk është e dukshme.”Imazhi që shihni pjesërisht në kapak është një grua me të cilën biseduam, një puntore në spital në mes të vendit që tregoi historinë e saj me ne dhe disa të tjerë, por ajo nuk mendon se mund të dale lirisht pa kërcënuar jetesën e saj,” tha Felsenthal.
WATCH: “The image you see partially on the cover is of a woman we talked to… who doesn’t feel that she can come forward without threatening her livelihood.” @TIME EIC @efelsenthal talks #TIMEPOY cover pic.twitter.com/q3bPbKNPbg
— TODAY (@TODAYshow) December 6, 2017
Ky imazh duket se ka ndikuar te shumë njerëz – sepse kjo është një kujtesë e miliona nënave, vajzave, motrave, miqve dhe kolegëve që janë përballuar dhe vazhdojnë të jetojnë me këtë përvojë shkatërruese fizike dhe emocionale.
Por kjo imazh është gjithashtu një simbol, një mësim i fuqishëm në inteligjencën emocionale, që mund të përmblidhet në një deklaratë të vetme dhe të fuqishme:
Kur vjen puna te trauma e përjetuar nga viktimat, nuk ka vetëm një “mënyrë të thjeshtë” për ta trajtuar atë.
Ndërkohë disa janë të gatshëm për të thirrur “edhe mua” me gjithë fuqinë e tyre, duke dhënë intervista e duke i ndarë ato në çdo kanal të mediave sociale që kanë, të tjerët nuk janë ende të sigurt ta ndajnë përvojën e tyre me pjesën tjetër të botës.
Disa kanë nevojë për më shumë kohë.
Më shumë forcë.
Më shumë ndihmë.
Kështu që, pyesni veten:
Si mund t’i mbështes më mirë gratë që janë pjesë e jetës time?
Faleminderit, ju që thyet heshtjen, për na detyruar të përgjigjemi kësaj pyetjeje.
Personi i vitit? Totalisht i merituar.
/INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto