iMac Pro i ri u prezantua ditën e djeshme si produkti më i fuqishëm që Apple ka prodhuar ndonjëherë. I ri-projektuar nga rrënjët, ka një listë “të çmendur” të dhënash, të gjitha brenda një produkti fin dhe all-in-one si iMac.
I anonuçuar për herë të parë në Qershor 2017 në Apple’s Worldwide Developer Conference, iMac Pro mori pak kohë për të qenë i disponueshëm për të gjithë. Ashtu siç shprehet edhe Phil Schiller, nën-drejtor i departamentit të marketingut të Apple, kompania është kujdesur që ky të jetë një produkt perfekt.
Çmimi:
Çmimi bazë i iMac Pro është $4,999, na bën që të presim shumë nga ky produkt. Ky çmim, bën fjalë për proçesor Intel Xeon me 8 bërthama, 32GB RAM dhe dhe Hard Disk 1TB. Por nëse paratë janë gjëja e fundit që na shqetëson, mund të porosisim edhe modelin më të fuqishëm të saj. Për $16,500, marrim një iMac Pro me Intel Xeon me 18 bërthama, 128GB RAM dhe SSD 4TB.
Proçesorët Xeon
Një nga gjërat më joshëse për dizajnerat, do të jenë proçesorët Xeon. Falë qëndrueshmërisë së tyre të lartë, ato kanë memorie Cache të madhe. Kjo, e përkthyer në një eksperiencë shumë të mirë gjatë përdorimit të software si Photoshop.
Ekran 5K
Kur vjen puna për të bërë art, përdoruesit do t’i shohin punët e tyre në një ekran 5K ashtu si në produkte të tjera të Apple. Por ekrani i iMac Pro të ri është 43% më i indritshëm dhe shfaq 1 miliardë ngjyra.
https://youtu.be/a38_qR-S8Yo
Burimi: Creative Bloq
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.