Në vitin 2010, abonimet e Netflix, shënuan një rritje galopante nga 7.5 milionë në 12 milionë. The New York Times foli me Jeff Bewkes, CEO i Time Warner Cable dhe nëse ai e shihte Netflix si një kërcënim. Ai u shpreh qartë: “është paksa, a do të pushtojë ushtria shqiptare botën? Unë nuk mendoj.”
4 vite më vonë, përgjigjia e Bawkes ishte një “thyerje” e pastër me artikullin “Time Warner Takes A Shot At Netflix” në NY Times. Por CEO i Netflix, Reed Hastings, u shpreh se ai e quajti atë si një medalje nderi. Gjatë vitit të ardhshëm, unë mbajta një varëse medalion me shqiponjën shqiptare në të. Ishte diçka që më motivonte.
Dhe duket se kjo funksionoi. Në 23 Janar, aksionet e kompanisë u rritën me 19% duke arritur në kuotën e $395.63 për aksion. Jo keq kjo duke konsideruar ofertën fillestare prej $15 12 vite më parë.
Me gjithë rritjen, operatorët e tjera nuk e vlerësuan sa duhet kompeticionin. “Për 25 vite unë kam dëgjuar disa herë se televizioni i zakonshëm ka vdekur. Ne jemi duke lulëzuar si kurrë më parë.” – u shpreh Leslie Moonves, CEO is CBS.
Por njerëzit janë duke u mërzitur me televizionin tradicional. Ata duan t’i shikojnë gjërat atëherë kur ata duan, sipas një programi të zaktuar. Mbi të gjitha, edhe pa reklama.
Lexoni artikullin: Parimet që mund të mësoni nga Netflix për të krijuar kulturën e kompanisë tuaj
Në një formë, neglizhenca e televizionit kabllor ndaj Netflix mund të duket e ngjashme me Blockbuster në vitet 2000.
“Ne ofruam të shisnim 49% të aksioneve dhe të merrnim emrin Blockbuster. Ne do të jemi shërbimi i tyre online.” – është shprehur Hastings. Por Blockbuster nuk e pranoi ofertën dhe filloi shërbimin e saj me abonim në vitin 2004.
Burimi: Huffington Post
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.