Pra, nuk ka asnjë histori përfundimtare të ngjyrave të Krishtlindjeve. Nuk është se një ditë, ngjyra e kuqe dhe e gjelbër u shpallën ngjyrat e Krishtlindjeve. Ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar, prapa saj.
Ajo që është më interesante për kombinimin e ngjyrave të kuqe dhe të gjelbër të Krishtlindjeve është një kombinim i bukurisë së natyrës dhe pasurisë së tregtisë që bashkohen për të ngulitur imazhin e këtyre dy ngjyrave në mendjen tonë kolektive.
Pra, së pari, le të flasim për natyrën. Kur mendojmë për Krishtlindjet dhe klimën e ftohtë, ne mendojmë për pemët aromatike dhe për ato manaferrat e shndritshme në të kuqe përreth gjetheve të gjelbra të pemës. Dhe ka një histori të gjatë të degëve të saj dhe shoqërimet me njerëzit, duke përfshirë edhe kurorën për Jezusin. Pra, në kohën e festave, degët e manaferrave janë e vetmja gjë e ndritshme në mjedisin e ftohtë, natyra na e ka dhënë si një simbol dhe paganët e përdorën atë, e deri më sot ende mendojmë se është e lidhur me Krishtlindjet.
Viktorianët shpesh shoqërohen me të kuqen dhe të gjelbrën e Krishtlindjeve. Por nëse kthehesh dhe sheh pas, për shembull, në kartat e Krishtlindjeve Viktoriane, nuk do të shohësh vetëm të kuqe dhe të gjelbër – do të shohësh të kuqe dhe blu, blu dhe të gjelbër, blu dhe të bardhë, të gjitha paletat e ndryshme. Po, disa janë të kuqe dhe të gjelbër, por jo dominuese në peizazhin e atëhershëm.
Nëse ju shikoni Santa Claus gjatë periudhës Viktoriane, ju nuk do ta shihni atë me rrobat e kuqe që ne ja bashkëngjitim tani.
Më pas, një lloj tjetër Santa fillon të shfaqet në fillim të shekullit të 20-të, ku shohim shumë artistë të ndryshëm që e përshkruajnë atë me rroba të kuqe. Dhe ai bëhet një nga figurat më gazmore.
Pastaj ne arrijmë rreth viteve ’30 dhe Coca-Cola punëson një artist me emrin Haddon Sundblom për të përshkruar Santa Claus. Dhe ne e shohim Santën jashtëzakonisht të shëndoshë, të gëzuar, të kuqerremtë me këto rroba të mëdha të kuqe dhe të bardha. Përsëri, ai nuk është personi i parë që e bën këtë, por Coca-Cola e përdor këtë reklamë si fushatën e saj më të madhe të Krishtlindjeve, e cila është parë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Dhe është pikërisht ky moment kur ne me të vërtetë fillojmë t’i shohim ngjyrat e kuqe dhe të gjelbër të përcaktuara si ngjyrat e Krishtlindjeve.
Pra, është një lloj kombinimi i natyrës, me ato manaferrat e kuqe me gjethet e gjelbra, i tregtisë, Coca-Cola-ës me rroba të ndritshme të kuqe dhe gjethe të gjelbra në sfond të reklamave, që ngulit në imagjinatën tonë këto ngjyra.
burimi: BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.