Por, prej një muaji ata janë të pa punë, ndërsa nuk kanë marrë pagesat e muajit të kaluar.
Sindikata e punonjësve ka bërë të ditur se IRTC ka ndalur fillimisht aktivitetin duke thënë se do të kishte remont në rafineri, por ndalimi i punës prej më shumë se dy javësh i ka shqetësuar punonjësit, të cilët janë vënë në dijeni se kompania “ka fikur motorrët”.
Edhe pse punojnë për kompani private, ata që kanë lidhur jetën e familjen me këtë kompani, e kërkojnë të drejtën tek qeveria. Shteti shqiptar është aksioner në masën 15% në kompani dhe rrjedhimisht është i detyruar të kontrollojë mbarëvajtjen e kompanisë.
Që kur u dha me qera, Armo ishte në ngërc të madh financiar dhe renditet mes 35 kompanive me borxhe më të mëdha në vend. Por, qeveria gjeti një instrument për ta vënë në shfrytëzim, përmes dhënies me qera shfrytëzimi te një kompani të regjistruar offshore dhe që sot, mban si administrator një përfaqësues shqiptar.
Sindikata e punonjëve ka ngritur shqetësimin se, punëdhënësi nuk shlyen pagat e prapambetura për muajin nëntor dhe në vazhdim ashtu sic e detyron ligji, me arsyetimin se ka dalë me humbje.
Duke iu referuar Kodit të Punës, Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social, (CLRSD) thekson se, punëdhënësi ka detyrim të paguajë në llogarinë e punëmarrësit:
– 100 % të pagës bazë, nëse punëdhënësi refuzon të zerë me punë punëmarrësin për arsye që nuk lidhen me këtë të fundit.
– ushqimin polivalent dhe ilace në masën 115 lekë të reja duke iu shtuar pagës bazë.
Nisur nga kjo situatë komplekse, organizata sindikale (CLRSD) ka kërkuar të krijohet një grup përgjegjës inspektimi me përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë që ka 15% të aksioneve të rafinerisë, Drejtoria e Përgjithshme Tatimore dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës me qëllim zgjidhjen e problemit të pagave të papaguara të punonjësve. Nisja e protestës ka sjellë edhe reagimin e kompanisë. Shoqëria Ionian Refining & Trading Company – IRTC SHA, përmes një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se po ndjek situatën dhe shkak i problemit sipas saj është mungesa e furnizimit me naftë bruto. “ Kjo situatë e vështirë, e cila po zhvillohet prej një muaji ka shkaktuar vështirësi të mëdha financare për të gjitha palët që kontribuojnë në funksionimin e rafinerisë. Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes garantimit të furnizimit të rafinerisë me naftë bruto, në mënyrë që të punojë me kapacitet maksimal”, thotë kompania. Gjatë vitit 2017 Rafineria e Ballshit është fikur 10 herë, sipas burimeve zyrtare të kompanisë, për shkak të mosfurnizimit me naftë bruto. “Furnizuesi ynë kryesor, njëherësh dhe furnizuesi i vetëm në treg me naftë bruto nuk na e ka bërë këtë gjë të mundur. Ai preferon të eksportojë naftën në tregun e huaj, sa të furnizojë rafineritë vendase. Kjo është arsyeja e vetme pse shoqëria IRTC nuk arrin të operojë Rafinerine e Ballshit dhe rrjedhimisht të përmbushë detyrimet e saj me punonjësit dhe nënkontraktorët e saj”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.