Monique Alvarez: "10 arsye fantastike pse duhet të vizitoni Shqipërinë" - Business Magazine Albania

Monique Alvarez: “10 arsye fantastike pse duhet të vizitoni Shqipërinë”


Monique Alvarez ka përdorur përvojën e saj mbi 10 vjeçare të sipërmarrjes dhe lidershipit për të ndihmuar gratë në mbarë botën të bëhen themeluese të fuqishme biznesi. Ajo është autore, konsulente ndërkombëtare biznesi, një nomade dixhitale dhe aktualisht jeton në Tiranë, Shqipëri me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e vegjël.

Në këtë artikull Business Magazine ju tregon eksperiencën e saj dhe disa nga arsyet pse Monique këshillon të gjithë të vizitojnë Shqipërinë. 

“Ndërsa rritesha në Koloradon rurale nuk kishte asgjë që dëshiroja më shumë sesa të shihja botën. Kam udhëtuar shumë përmes faqeve të National Geographic. I mbusha fletët me listën e vendeve që do më pëlqente t’i shikoja.

Lexoni: Shqipëria një nga rajonet që përdor më shumë Instagram

Ndërkohë që Shqipëria kurrë nuk ishte në listë, ajo do të bëhej vendi që gjeti rrugën më të thellë në zemrën time.

Pas një udhëtimi veror në Myanmar, vendosa të merrja pjesë në një trajnim në Floridën Qendrore, ku mësova të jetoj pa gjërat që shumica prej nesh i marrin si të mirëqena, si uji i rrjedhshëm dhe energjia elektrike. Një natë ndërkohë që hanim darkë nën dritën e qiririt, diskutimi shkoi për krizën e Kosovës dhe se si një jetimore në Shqipëri po kërkonte vullnetarë.

Unë nuk mund ta largoja Shqipërinë nga mendja.

Isha duke mbushur 22 vjeç dhe nuk kisha asnjë ide se çfarë do të bëja me jetën time. E dija që kisha nevojë vetëm që të ndiqja zemrën time. Shumë njerëz më pyesin pse Shqipëria?

Ky vend i vogël është pikërisht vendi ku kam gjetur veten dhe jetën që kam dashur të jetoj.

Ky nuk është një vend, i cili ka ngelur në të kaluarën. Po, shqiptarët kanë kaluar nëpër kohë tepër të vështira, me liderë të pashpirt, por ata po ecin përpara. Ky është një vend i mbushur me premtime dhe optimizëm dhe patjetër një nga perlat më të nënvlerësuara në botë.”

10 arsye që ju do të dëshironit të rezervoni biletën tuaj për në Shqipëri këtë vit!

  1. Në shumë vende nuk ka nevojë të aplikoni për vizë para se të arrini aty. Në fakt, amerikanët që janë të interesuar të qëndrojnë më gjatë mund të përfitojnë nga një vizë 1 vjeçare pas hyrjes. Në fund të vitit mund të aplikojmë për qëndrim ose të largohen për 3 muaj. Nëse jeni të interesuar të jeni një familje udhëtuese, një nomad dixhital, ose të dilni në pension këtu, harrojini vizat dhe gëzojeni këtë vend për 12 muaj!
  2. Shqipëria është një nga vendet më tolerante të botës. Ka të krishterë, ortodoksë dhe muslimanë, të cilët jetojnë të qetë këtu. Feja e vërtetë është tradita e lashtë e tyre e mikpritjes.
  3. Bukuria natyrore e Shqipërisë është befasuese. Ata kanë male të mahnitshme, plazhe mahnitëse, liqene, lumenj … çdo gjë e bukur është këtu. Kishim kënaqësinë të kalonim verën në Ksamil dhe tani jemi në kryeqytet, Tiranë. Unë kam qenë kudo dhe mund t’ju them se çdo vend ka një bukuri mahnitëse.
  4. Kostoja e jetesës është e ulët. Nëse jeni duke planifikuar një pushim dy javor ose keni në mendje të lëvizni këtu, do të keni një kosto jetese shumë të ulët. Një udhëtim me taksi zakonisht do të kushtojë rreth 2- 4 $, një vakt i mirë për dy persona mund të jetë 15 $, një apartament me 2 dhoma gjumi në një zonë të mrekullueshme të qytetit mund të shkojë 400- 500 $.
  5. Ushqimi është kaq i mirë! Nga adhuruesit e mishit dhe ushqimet e detit deri tek vegjetarianët, mundësitë janë këtu. Restorantet janë kudo dhe mund të porosisësh darkën të të vijë edhe në derën tënde nga mbi 80 vende në Tiranë, sidomos kur shkarkoni aplikacionin “Baboon” në telefonin tuaj. Tregjet e freskëta janë në çdo cep dhe ushqimi “organik” është norma.
  6. Është vend i sigurtë! Krimi është pothuajse jo-ekzistent. Gratë mund të ecin vetëm, madje edhe natën dhe të mos shqetësohen. Zakonisht dal me fëmijët e mi dhe përdor shërbimin lokal të taksive pa asnjë problem. Gjithmonë më befason sa shpesh bëhet kjo pyetje, sepse ndihem më i sigurtë në Shqipëri sesa në SHBA.
  7. Shqiptarët nuk janë mësuar ende me idenë e turistëve, por ata i duan të huajt. Ata janë të entuziazmuar kur ne vizitojmë ose shkojmë në vendin e tyre dhe bëjnë çdo gjë për të na ndihmuar nëse kemi nevojë për ta. Transporti është shpesh gjëja më e vështirë, por Furgonët (fjala për mini-autobusët) janë mënyra më e mirë për të lëvizur turistët këtu.
  8. Shumë vendas flasin gjuhën angleze. Në fakt, shumica e shqiptarëve flasin 4 ose 5 gjuhë, duke përfshirë greqishten, italishten, spanjishten dhe gjermanishten. Siç mund ta imagjinoni, iu shkrihet zemra kur ju përpiqeni të mësoni disa fjalë në gjuhën shqipe. Nuk është krejtësisht e qartë se si dhe nga evoloi gjuha shqipe,  shpesh mendohet se kjo gjuhë rrjedh nga ilirët, por nuk ka dëshmi të mjaftueshme për ta konfirmuar përfundimisht atë.
  9. Interneti është i shpejtë dhe gjerësisht i disponueshëm. Nëse punoni në internet, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse nuk jeni në zona të largëta rurale, shumica e hoteleve, restoranteve dhe dyqaneve ofrojnë wi-fi falas. Nëse jeni duke kërkuar të qëndroni më gjatë, interneti mund të krijohet brenda një ose dy ditësh me 100mb që kushton rreth 30 dollarë në muaj.
  10. Është e vendosur në mënyrë të përkryer për të shijuar Europën Perëndimore, Europën Lindore dhe Ballkanin. Nëse udhëtoni nga Greqia, ka fluturime, anije dhe autobusë. Një nga mënyrat më të lehta për të shkuar në Shqipërinë jugore është duke fluturuar në Korfuz dhe duke marrë tragetin nga atje. Fluturimet e rregullta nga Roma, Londra, Frankfurtu dhe Stambolli brenda dhe jashtë Tiranës janë të zakonshme.

Lexoni: Vado in Albania: Shqipëria përmes syve të italianëve

burimi: HuffingtonPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0