Pas tërmetit. Duhet një plan B për të kaluar vështirësitë dhe për të rikthyer gëzimin - Business Magazine Albania

Pas tërmetit. Duhet një plan B për të kaluar vështirësitë dhe për të rikthyer gëzimin


Tragjedia ndodhi. Arben Malaj, Ish ministër i Financave, duke iu referuar librit “Plani B, Përballimi i Vështirësive, Rimëkëmbja dhe Rikthimi i Gëzimit”, thotë se, “zbutja e pasojave të saj do të jetë një luftë jo e lehtë. Ushqimi dhe strehimi janë kërkesat jetike, por zbutja e plagëve të thella dhe rikthimi në jetë normale i çdo individi dhe familje kërkon një angazhim nga të gjithë, duke filluar prej tyre, por edhe me politika shoqërore publike, të respektuara edhe nga kompanitë private”.

Sipas Malajt, kjo na shërben më shumë se kurrë dhe është më e qartë se çdo kontribut tjetër. Autorët theksojnë se me mbarimin e planit A, duhet një plan B për të përballur vështirësitë, për t’u Rimëkëmbur dhe për të Rikthyer gëzimin. Ai ndan me ne rekomandimin e dy autorëve se si duhet të sillemi me njerëzit që kanë pësuar fatkeqësi familjare.

Tre janë propozimet konkrete për institucionet publike, por edhe për kompanitë private:

(i) cdo individi t’i jepen disa ditë pushimi të pagueshme për t’u qëndruar afër familjarëve;

(ii) t’u japin ndihmë financiare – dhe

(iii) t’i lejojnë të punojnë me orar të reduktuar.

Sipas Malajt, në vendin tonë mund të ketë nevojë për më shumë masa me efekt psikologjik pozitiv si –

(iv) Ngrirja e detyrimeve të papaguara ndaj kompanive publike, por edhe bankave;

(v) Falja e një pjese të këtyre detyrimeve sidomos kamat-vonesa;

(vi) Zgjatja në kohë e çdo detyrimi për t’u paguar;

(vii) Ngrirja e masave administrative penalizuese për një periudhë kohe; (

viii) Ngrirja e penaliteteve për detyrime të papaguara për gjoba dhe kredi.

“Kjo listë mund të shtohet nga kolege me experiencë në manaxhimin e efekteve psikologjikë të krizave. E rëndësishme është që jo vetëm askush të mos ndihet i braktisur, por të ndjejë përkujdesjen shoqërore”, sipas Malajt.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0