Instituti i Ekspertëve Fiskalë vazhdon trajnimet profesionale

Instituti i Ekspertëve Fiskalë vazhdon trajnimet profesionale


Instituti i Ekspertëve Fiskalë do të fillojë trajnimin profesional me temë  “Audit të brendshëm” më datë 06 Djetor 2019. Ky trajnim i cili do të zgjasë për gjashtë javë me rradhë, do të zhvillojë leksionet përkatësisht ditët e premte dhe ditët e shtuna. Të premten nga ora 16:00 – 19:30 ndërsa të shtunën nga ora 09:00 – 13:30. Temat mbi të cilat do të referojë trajnimi do të jenë:

  1. Auditimi i brendshëm ne sektorin publik
  2. Auditimi i brendshëm ne sektorin privat
  3. Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore mbi te cilën kryhet kontrolli tatimor

Trajnimi  përfshin njohuri esenciale të nevojshme në fushën e auditimit përmes të kuptuarit të natyrës, organizimit, funksionimit, dobisë, nevojës, aktiviteteve, standarteve, legjislacionit dhe rregullave bazë, teorisë dhe praktikave më të mira të fushës së auditimit, si dhe mjetet e teknikat që ai përdor për të arritur qëllimin dhe objektivat e tij, si dhe për të ndihmuar arritjen e objektivave të çdo tip organizate të cilës ja ofron shërbimin e tij (të çdo natyre biznesi apo publike).

Kursi kërkon të ofrojë njohuri për pjesmarrësit jo vetëm mbi shërbimet e auditimit, por edhe mbi mënyrën e organizimit dhe të qeverisjes së korporatave dhe organizatave publike, si hap i parë i auditimit të kuptimit dhe njohjes e organizatës të cilën do ta verë nën auditim. Gjithashtu pjesë e trajnimt janë edhe njohuritë mbi auditime të sektoreve më specifikë të industrisë, si dhe auditimit të taksave.

Kush duhet ta ndjekë?
Kursi është dizenjuar për individë të përfshirë në ndonjë prej trupave të auditimit, por për çdo ekspert të fushës së biznesit privat apo institucioni publik i cili asiston dhe bashkëpunon me auditimin gjatë shërbimit të tij, ekspertë të taksave, ekspertë të pasyrave financiare etj. Kursi ka për qëllim reformat e vijueshme në shërbimet e auditimit publik dhe privat të të gjitha llojeve në Shqipëri. Nevoja për kualifikim në këtë fushë shtrihet edhe mbi drejtues e menaxherë biznesi të të gjitha niveleve, të cilët përdorin raportet e punës audituese, si dhe i referohen këshillave të dhëna në to për të përmirësuar punën, ndrequr parregullsitë, forcuar biznesin etj, si rrjedhim për të arritur objektivat.

Çfarë e diferencon këtë kurs?
Ky kurs përdor standarted ndërkombëtare të auditimit sipas llojeve të tij, metodologji të punës dhe praktikat më te mira profesionale të fushës, të cilat zbatohen dhe i përshtaten mjedisit shqiptar, duke dhënë një qasje praktike që ju siguron ndjekësve të trajnimit:

  • një kuptim të politikave, standarteve dhe rregullave për t’u zbatuar në secilin prej tre tipeve kryesore të auditimit.
  • aftësim në sigurimin e bashkëpunimit me të gjitha llojet e auditimit në funksion të zhvillimit të një sherbimi efiçent auditimi, dhe me dobi për organizatën.
  • një qasje të strukturuar të organizimit, funksionimit, planifikimit, dhe aktiviteteve që kryen një shërbim auditimi.
  • njohje e metodologjisë së punës dhe teknikave që përdor secili lloj auditimi për të përmbushur misionin e tij.
  • një kuptim mbi organizatën dhe kodin e qeverisjes së saj, për të performuar në mënyrën më te mirë.

Lexo: Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin profesional me temë  “Audit të brendshëm”

Rezultatet e pritura

  • Njohuri të përmirësuara mbi fushën dhe aftësi për t’i përdorur ato në profesionet konkrete të pjesmarrësve.
  • Aftësi të rritura për të krijuar një sistem të përshtatshëm të bashkëpunimit/partneritetit të organizatës dhe trupave të auditimit.
  • Forcim i kapaciteteve në përdorimin e raporteve të auditimit dhe këshillave të tij për ndreqjen e parregullsive dhe përmirësimin e veprimtarisë së biznesit apo atë publike.
  • Rritje e kapaciteteve në fushen e hartimit te politikave, zhvillimit të planeve dhe të strategjive në zbatim të rekomandimeve të auditimit.

Për t’u regjistruar nevojiten dokumentat e mëposhtme:

  • CV
  • Fotokopje e diplomës
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
  • Dy fotografi për dokumenta

Regjistrimi mund të bëhet edhe online: www.ief.al/regjistrimi/. Çertifikata që do të merret në fund të trajnimit do të njihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0