Në projektbuxhetin e vitit 2020 janë parashikuar 200 milionë dollarë investime për ndërtimin e banesave dhe veprave publike të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit.
Që në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme pas tërmetit, qeveria theksoi se një pjesë e financimit të nevojshëm do të sigurohet përmes borxhit. Ndaj, në buxhet nuk preken shpenzime apo investime të parashikuara.
Gjysmën e shumës së investimeve për ndërtime (100 milionë dollarë) qeveria parashikon ta sigurojë nga borxhi shtesë, i cili kalon nga 290 milionë dollarë në 390 milionë dollarë.
Pjesa tjetër e fondit të nevojshëm parashikohet të sigurohet nga donacionet.
Kreu i Komitetit të Menaxhimit të Fondeve Arben Ahmetaj, ka theksuar se nuk do të ketë rritje taksash, ndërkohë që deri në prag të Krishtlindjeve do të hiqen të gjitha inertet në zonat e dëmtuara. Në një vit, sipas tij, do të jenë ndërtuar banesat për rreth 80% të përsonave të pastrehë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto