Ambasada Amerikane sjell trajnimin për mësues dhe administratorë të arsimit të mesëm

Ambasada Amerikane sjell trajnimin për mësues dhe administratorë të arsimit të mesëm


Ambasada Amerika është gjithmonë në ndihmë të lexuesve për zhvillimet më të reja dhe për trajnimet më të fundit. Arsimimi dhe përmirësimi janë gjithmonë fokus i tyre.

Jeni mësues apo administratorë të shkollave të mesme, në kërkim të mundësisë për të thelluar njohuritë tuaja mbi shoqërinë, kulturën, vlerat dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara? Institutet e Studimeve Amerikane (SUSI) për Mësues dhe Administratorë të Arsimit të Mesëm janë programe intensive akademike të nivelit pasuniversitar, që synojnë të forcojnë kurrikulat dhe të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies për Shtetet e Bashkuara në shkollat e mesme dhe në institucionet e tjera akademike jashtë vendit.

Lexo: Një thirrje nga Ambasada Amerikane, për fituesit e llotarisë

Rezidenca akademike katër javore do të jetë në universitetet dhe kolegjet e universiteteve  Amerikane dhe do të përbëhet nga një seri e balancuar e leksioneve, paneleve, diskutimeve të seminareve, leximeve, praktikave, vizitave në terren, takimeve me praktikuesit e fushës dhe aktiviteteve kulturore. Afati për aplikime është 31 dhjetor 2019.

Mësoni më shumë mbi programin dhe aplikoni sot duke klikuar linkun: https://bit.ly/36hUK1f

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0