Në vitin 2021 BMW do të vijë në treg me limuzinën elektrike i4. Ajo do të ketë një motor elektrik 523 kuaj fuqi, me autonomi 600 km, sipas standardit të ri WLTP. Për të krijuar një ide më të saktë, BMW SUV iX3 elektrik ka një autonomi 400 km, ndërsa modelet krahasuese të Tesla, Mercedes dhe Audi kanë 400 km autonomi sipas të njëjtës matje WLTP.
Paketa e baterisë prej 80 kWh bën që BMW i4 të arrijë në 100 km/orë për rreth katër sekonda, ndërsa shpejtësia më e lartë do të jetë mbi 200 km/orë. Në varësi të performancës dhe autonomisë, i4 gjithashtu do të jetë i disponueshëm me bateri më të mëdha.
Platforma ku bazohet i4 elektrike do të mbështesë kapacitetet e mbushjes deri në 150 kW, çka e lejon baterinë të ngarkohet deri në 80% të kapacitetit të saj për vetëm 35 minuta. Kjo do të thotë se mjeti ka autonomi 100 km për çdo gjashtë minuta karikim.
i4 e BMW vjen si përmbushje e hendekut të krijuar mes modeleve të BMW i3 dhe i8, si dhe sedan tradicionalë të serive 3 dhe 5.
Deri më tani BMW ka shitur mbi 300 mijë automjete elektrikë në të gjithë botën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.