Spoti i Nike: "Duaje ëndrrën tënde derisa ajo të të dojë ty" - Business Magazine Albania

Spoti i Nike: “Duaje ëndrrën tënde derisa ajo të të dojë ty”


 Ëndrrat e një djali të ri marrin famë botërore përmes spotit të Nike

Futbollisti francez Kylian Mbappé hodhi bazat e lojës së tij një dekadë më parë. Kompania Nike zbuloi koleksionin e saj të parë nga futbollisti francez Kylian Mbappé. Atleti me origjinë pariziene u rrit në periferinë e Bondy, duke ëndërruar të luante si profesionist dhe duke ndjekur yjet që kishin bashkëpunim me Nike.

20-vjeçari vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë dhe në Kupën Botërore FIFA 2018, ai u bë adoleshenti i dytë në histori që shënoi një gol në finale – një akt heroik i arritur më parë vetëm nga legjendari Pelé.

Në këtë spot paraqiten krah për krah Mbappés i ri dhe ai i rritur, ku driblon, shënon dhe feston – versionin e ëndrrës së fëmijës nën dritën e projektorëve dhe njëkohësisht rezultatet e një të rrituri që po korr sukseset e siguruara nga zakonet e mira, të praktikuara për më shumë se një dekadë.

Ai studion lojën me të njëjtin intensitet si kur ishte 10 vjeç. Ai ende shkon herët në trajnim dhe largohet i fundit. Dhe ai ende ëndërron për më shumë. Spoti mbyllet me mesazhin “Duaje ëndrrën tënde derisa ajo të të dojë ty”.

Spoti introspektiv nga Wieden & Kennedy Amsterdam është drejtuar nga Brent Harris,  Soixan7e Quin5e.

https://youtu.be/HSlKqYpdvlg

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0