Thirrje e hapur për pjesëmarrës: PlayUK 2020

Thirrje e hapur për pjesëmarrës PlayUK 2020


Nëse jeni krijues lojërash ose zhvillues programesh teknike, apo një profesionist që aspiron mediet ndërvepruese dhe imersive, mos e humbisni PlayUK! 

Nga data 20 deri më 25 janar 2020, në PlayUK Beograd, mund të merrni pjesë në punëtori dhe Master klasa nga studiot dhe profesionistëve më të mirë britanik të lojërave të pavarura. Zhvilloni shkathtësitë tuaja në dizajn narrativ, UI/UX, art, programim dhe shumë të tjera, hapuni ndaj trendeve më të reja në skenën e lojërave në MB dhe zhvilloni rrjetin tuaj profesional me të tjerë persona nga rajoni.

British Council në partneritet me Nordeus Hub dhe SGA (Shoqata Serbe e Lojërave) fton të gjithë zhvilluesit e lojërave, artistët digjitalë dhe krijuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali Zi) të aplikojnë dhe të marrin pjesë në PlayUK. Deri në pesë vende ofrohen për përfaqësuesit e secilit vend.  Në këmbim, kërkohet kreativitet, ide, ekspertizë dhe ambicie profesionale për ta nxitur atmosferën e të nxënit në sesionet tona të rrjetëzimit dhe edukimit.  Kaloni një javë kreative në Nordeus Hub në Beograd, ne do të organizojmë dhe mbulojmë udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin për ju. Po ashtu, do të mirëpresim deri në 5 përfaqësues nga rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore (Turqia, Ukraina, Rusia, Kazakistani, Uzbekistani, Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani). Së bashku, do t’i avancojmë projektet tuaja një nivel më tej!

Lexo: Ambasada Amerikane sjell trajnimin për mësues dhe administratorë të arsimit të mesëm

PlayUK është platformë e British Council që ka për synim të mbështesë ndërveprimin e kreativitetit me teknologjinë, ofron qasje në shkathtësi dhe njohuri të reja, paraqet dhe fuqizon rrjete të artit dhe teknologjisë, dhe ofron përvoja të reja për publikun. Përmes krijimit të lidhjeve në mes profesionistëve të artit dhe TI-së nga MB-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ky program eksploron tema si kodimi, lojërat, realiteti virtual, realiteti i augmentuar, animimi, mediet imersive, informatika krijuese, dizajni narrativ, duke krijuar një lidhje unike mes profesionistëve kreativë dhe atyre të TIK-ut dhe sektorëve përkatës.

British Council

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0