Duhet të keni një fotografi dixhitale për ju, bashkëshorten dhe fëmijët tuaj. Madhësia e saj duhet të jetë 600 me 600 piksel dhe të jetë më e vogël se 240 kb. Mund t’i kërkoni fotografit ta bëjë fotografinë në përmasat e duhura dhe ta ruajë atë në një disk. Kujdes, hiqni syzet kur dilni në fotografi.
Si të aplikoni për Programin e Lotarisë? Ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni:
Aplikimi bëhet online, tek dvlottery.satate.gov. Ju duhet të keni paraprakisht gati këtë informacion: emër, mbiemër, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, shtetësia, fotografi të bërë në gjashtë muajt e fundit, adresën postare, vendbanimin aktual, numrin e telefonit, adresën e email, shkollimin, gjendjen civile aktuale. Këtë informacion ju duhet ta jepni edhe për bashkëshorten dhe fëmijën tuaj. Hyni tek dvllottery.satate.gov dhe klikoni ‘Being Entery’ dhe vendoni kodin e sigurisë dhe klikoni ‘Submit’.
Lexo: Ambasada Amerikane: “Mbroni veten nga mashtrimet mbi vizat në internet”
- Emri: emri, mbiemri, klikoni kutinë ‘no middle name’
- Gjinia: mashkull ; femër
- Datëlindja: muaji, data, viti
- Qyteti ku keni lindur: shkruani qytetin dhe jo fshatin
- Shteti ku keni lindur (Nëse keni lindur në Shqipëri nuk keni nevojë t’i përgjgjeni kësaj pyetje).
- Pasaporta: Aplikuesi kryesor i programit të llotarisë, duhet të vendosë të dhënat e pasaportës së skaduar në aplikimin fillestar. Nëse pasaporta skadon pas mbarimit të procesit të aplikimit dhe ju përzgjidheni si fitues, atëherë ju duhet të ruani një kopje të saj, sepse ajo do ju duhet pas procesit.
- Fotografia: Ngarkoni fotografinë tuaj të gjashtë muajve të fundit, kujdes nëse fotgrafia është me syze dhe nëse ajo nuk është e gjashtë muajve të fundit, ju skualifikoheni direkt.
- Adresa juaj: vendosni emrin e personit që ka adresën( është opsionale) pastaj vazhdoni me adresën e plotë.
- Shteti ku jetoni sot
- Numri i celularit
- Adresa e email
- Niveli më i lartë i studimeve deri në momentin që po plotësoni këtë formular
- Statusi juaj civil deri në momentin që po plotësoni formularin
- Bëni kujdes kur të jepni të dhënat e familjarëve tuaj. Ngatërrimi i fotografisë ju skualifikon
- Pas gjithë këtij procesi, shtypni komandën ‘Continue’ për të konfirmuar të dhënat që shënuat në formular dhe të shikoni për ndonjë gabim të mundshëm.
- Pas konfirmimit të të dhënave shtypni komandën ‘Submit’.
Pas procesit të lartëpërmendur, do t’ju shfaqet një kod ose numër konfirmimi. Merreni kodin dhe mbajeni mend, sepse do t’ju duhet për më vonë. Duke filluar nga data 5 maj 2020 përmes kodit tuaj të konfirmimit mund të kërkoni në faqen zyrtare të ambasadës, për të parë nese jeni fitues ose jo. Nëse nuk figuroni fitues, duhat ta kontrolloni vazhdimisht pasi do të këtë ndryshime herë pas here.
Për më shumë hollësi shikoni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=EzNmQrkn8S4&fbclid=IwAR3LSWNDYVtxASBskmRGNkEbIDV3e9VBG-PU_zDgi_EJTaj_1XlkkjSVJ6c
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.