Një hap drejt listimit të kompanive private në bursë - Business Magazine Albania

Një hap drejt listimit të kompanive private në bursë


Banka e Shqipërisë ka liçensuar kompaninë ALREG si operator i sistemit për shlyerjen e titujve. Me këtë liçensim, i hapet rrugë listimit të kompanive private në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE. Regjistri është një domosdoshmëri për funksionimin e tregut të titujve.

Ai administron të dhënat dhe të drejtat e pronësisë mbi to. Kompania Në fillim të këtij viti, ALREG u liçensua si regjistër titujsh nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Por, për të kryer plotësisht funksionin e vet në shërbim të tregtimit të titujve, nevojitej edhe një licencë nga banka qendrore për të vepruar si operator pagesash. Përmes këtij funksioni, ALREG do të kryejë në mënyrë të njëkohshme transferimin e të drejtës së pronësisë mbi titujt e tregtuar dhe kryerjen e pagesës nga blerësi për te shitësi.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, është aktive prej gati dy vitesh. Këtë vit, ajo është liçensuar edhe për të tregtuar tituj të kompanive private. Deri më tani ka tregtuar bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Ndërsa me regjistrimin e ALREG, Bursa të mund tregtojë edhe tituj private.

Lexo: Bursa ALSE tregton obligacione thesari në euro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0