Koha për planifikim - Business Magazine Albania

Koha për planifikim


Si të përgatiteni për vitin tuaj më të mirë në marketing.
Nga Michelle Van SlykeS , ZvPresidente e marketingut dhe shitjeve UPS

Fundi i vitit sjell shumë entuziazëm – kohë cilësore me familjen, ushqim të shijshëm, festa pushimesh dhe më së miri, planifikimin e takimeve. Ndërsa, tremujori i fundit i vitit po mbyllet, Kalendari i çdo profesionisti marketing ka takime të bollshme, pasi kompanitë vendosin synime për vitin e ardhshëm. Planifikimi i suksesshëm mund të ndryshojë trajektoren e një viti të tërë, duke e bërë atë një pjesë thelbësore të punës së çdo tregtari. Unë kam qenë pjesë e shumë takimeve të planifikimit, gjatë punës time dhe kam disa këshilla për ju.

Filloni me Reflektim

Çdo takim planifikimi duhet të fillojë duke reflektuar mbi vitin e kaluar. Çfarë funksionoi? Çfarë nuk funksionoi? Çfarë menduam se nuk do të bëhet, por u bë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve përcaktojnë bazën e asaj, që organizata juaj duhet të ketë përparësi në vitin e ardhshëm.

Është gjithashtu e rëndësishme të shikoni numrat e vitit të kaluar. Të dhënat mund të tregojnë se sa afër keni qenë, për të arritur qëllimet tuaja dhe për të sjellë në dritë mundësi të humbura. Duke identifikuar boshllëqet, ju mund të planifikoni t’i mbushni ato vrima vitin e ardhshëm.

Jep ide të mëdha dhe pastaj shiko në zbritje

Për të qënë edhe argëtues, pas një kohe reflektimi, hidhni në tryezë disa ide të mëdha dhe të guximshme. Shihni si reagojnë njerëzit dhe vini re kush dhe përsë ngrenë vetullat.

Hapeni bisedën për kreativitet të plotë. Lejo që idetë e egra dhe të çmendura të rrjedhin dhe të përmbahen duke thënë “që nuk do të funksiononte kurrë”. Ndonjëherë, idetë e mëdha janë ato që bëjnë miliona. Inkurajoni ekipin tuaj që të jenë krijues, atëherë sfidoni ata të gjejnë mënyra për t’i bërë ato ide praktike.

INC

Xhuana Callaku

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0