Gabimet më të mëdha të menaxhimit dhe si t’i shmangni ata

Gabimet më të mëdha të menaxhimit dhe si t’i shmangni ata


Cilat janë disa nga gabimet më të mëdha të menaxhimit të kohës që bëjnë njerëzit dhe si mund të shmangen? Ishte kjo pyetja që fillimisht u shfaq në Quora : 

Autori Nir Eyal  iu përgjigj kësaj pyetje. Ai tha se mund të fliste shumë mirë rreth kësaj çështje pasi ishte një ndër personat që ka gabuar në manxhimin e kohës. Gjatë rrugëtimit të tij ai ka zbuluar të mirat dhe të këqijat e menaxhimit të kohës. Në këtë artikull do të lexoni katër prej tyre:

Nuk e trajtoni kohën në mënyrë të vlefshme
Trajtimi i kohës në mënyrë të vlefshme tregon respektin që keni për të. Sa më shumë të dini vlerën e kohës, aq produktiv.

Mos bërja e një programi ditor
Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve kryesisht e amerikanëve kanë probleme me menaxhimin e kohës. Kjo do të thotë se njerëzit zgjohen dhe e nisin ditën pa plan dhe i bëjnë gjërat në mënyrë spontane. Për Nir Eyal, ky është një problem i madh, por jo i pa rregullueshëm. Bërja e një plani ditor lidhur me punën i ndihmon njerëzit që të rimarrin në dorë kontrollin e vetes dhe kohës.

Lexo: 11 gabime që bëni me menaxhimin e kohës suaj

Bërja e një liste me detyra për menaxhimin e kohës
Gjithmonë duhet të rendisni në një dokument apo në një copë letër gjërat që ju duhen. Ka disa mënyra për të renditur gjërat nga më të rëndësishmet deri tek pak më të rëndësishmet. Por, ai sugjeron që renditja e gjithçkaje është një gabim i madh, pasi duhet të renditen gjërat më me përparësi me qëllim që të mos ketë ngatërresa.

Jepini kohë vetes të tregoni vlerat tuaja
Në përgjithësi ne i bëjmë gjërat mekanike, “Bëj këtë”, “Bëj atë”… dhe rrallë fokusohemi tek vlerat. Duhet të sigurohemi që orari po pasqyron aspektin e vlerave. Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë ka me të vërtetë shumë vlerë.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0