Ministri i Bujqësisë ka bërë të ditur se kontratat e lidhura deri më tani mundësojnë 22 milionë euro investim në bujqësi dhe zhvillimim rural. Sipas ministrit Bledi Çuçi, ky është një lajm i mirë duke pasur paraszsh vështirësinë e bujqësisë në përthithjen e fondeve të donatorëve.
“Unë jam optimist që do të arrijmë të kapim të gjithë afatet përsa i përket mobilizimit të fondeve të kësaj skeme dhe nuk do të djegim asnjë fond që vjen nga Brukseli. Me gjithë vështirësitë që ka Shqipëria për thithjen e fondeve që vijnë nga donatorët, në këtë rast ne jemi një histori suksesi. Shuma që duhet të shpenzojmë vitin tjetër duhet të jetë dyfish sa shuma e këtij viti”, tha ministri Çuçi.
Lexo: Financimet në bujqësi. Aplikimet për IPARD në 30 Nëntor-30 Janar
Të pranishëm në takim ishin edhe Marius Lasdinis, drejtuesi i programit IPARD; Mario Mariani, drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Tiranë; si dhe Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto