Po transmetohet në kinemanë CINEPLEXX në TEG filmi premierë TRIUMPH. Ky film tregon rrugëtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në UEFA EURO 2016.
Pas një pune 3 vjecare është gati filmi dokumentar për arritjen e fultbollit shqiptar drejt kualifikimit të kombëtares në Euro 2016.
Regjizorët shqiptarë të lindur në Amerikë janë Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama.
Gianni De Biazi, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Shkëlzen Gashi dhe Paolo Tramezzani, janë aktorët që shprehin pasionin sportive dhe peshën e historisë, akthi personal dhe implikimet politike, janë realizuar më së miri.
Filmi zgjat sa një ndeshje futbolli.
Pjesë e rëndësishme e filmit dokumentar janë ndeshja luftarake me Serbinë, historitë e futbollistëve nga familje emigrantësh shqiptarë, patriotizmi dhe shumë emocione.
Ky film pritet të shërbejë si ilustrimi më i bukur i periudhës më të artë të Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biazi.
“TRIUMPH” po jepet në kinemanë CINEPLEXX në TEG dhe së shpejti do të jetë në shitje në Amazon.com
Projekti ka nisur me ndeshjen kundër Portugalisë. Tërheq vëmendjen bashkimi i futbollistëve më të mirë shqiptarë në botë për të sjellë sportin shqiptar së bashku. Ngritja e dronit në Beograd u siguron regjizorëve kulmin dramatik në film.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.