Gjatë përhapjes së lajmit ditën e martë, UNICEF tha se iniciativa është mbështetur për të financuar teknologjinë open source duke përfituar fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën.
UNICEF tha se do të pranojë dhurime grantesh në BTC dhe ETH përmes fondit. “Nëse ekonomitë dhe monedhat dixhitale kanë potencialin për të formuar jetën e gjeneratave të ardhshme, është e rëndësishme që ne të shqyrtojmë mundësitë që ato ofrojnë,” tha Henrietta Fore, drejtore ekzekutive pranë UNICEF.
Fondacioni Ethereum është donatori i parë i fondit, pasi ka financuar edhe tre startup-e – Prescrypto, Atix Labs dhe Utopixar.
Lexoni: Fondi i Inovacionit nga UNICEF, një mundësi për startup-et teknologjike
Ndërsa UNICEF nuk e zbuloi shumën e granteve, Fondacioni Ethereum së fundmi thuhet se ka dhënë 100 ETH (afërsisht 18,000$) në UNICEF.
“Së bashku me UNICEF, ne po ndërmarrim veprime me Cryptofund për të përmirësuar aksesin ndaj nevojave themelore, të drejtave dhe burimeve,” tha Aya Miyaguchi, drejtore ekzekutive e fondacionit Ethereum.
Kjo nuk është hera e parë që UNICEF po eksploron teknologjinë e blockchain. Në fillim të këtij viti, organizata e bamirësisë ishte në bisedime me qeverinë e Kirgistanit për të eksploruar në teknologjinë blockchain për të siguruar qasje në internet për çdo shkollë në Azinë Qendrore.
Dhjetorin e kaluar, UNICEF dhuroi 100,000 dollarë për gati 6 startup-e blockchain për të zgjidhur çështje që variojnë nga kujdesi shëndetësor deri tek administrimi i financave dhe burimeve.
burimi: finance.yahoo
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.