Truri i njerëzve që pijnë çaj rregullisht është më efikas, thotë studimi

Truri i njerëzve që pijnë çaj rregullisht është më efikas, thotë studimi


“Studimi ynë dha provat e para bindëse që pirja e çajit kontribuon pozitivisht në strukturën e trurit duke e bërë organizmin më efikas,” deklaroi ekipi hulumtues i përbërë prej studiuesve nga Kina, Singapori dhe Britania e Madhe.

Ekipi gjithashtu shqyrtoi studime të tjera mbi parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit (humbjes së kujtesës) dhe gjeti prova që çaji bimor luan një rol mbrojtës.

Lexoni: Truri juaj është fshehurazi i programuar t’i rezistojë asaj që ju e dëshironi me të vërtetë

Çaji ka një numër përfitimesh shëndetësore. Studimet kanë treguar se çaji rrit kreativitetin dhe mban të fortë kujtesën tuaj. Çaji madje thuhet se parandalon sëmundjet e zemrës, zvogëlon rrezikun e kancerit dhe vdekshmërinë e përgjithshme.

Ka edhe hulumtime që e mbështesin edhe kafen edhe çajin si mbrojtës të shëndetit të trurit, kështu që përdorni çdo gjë që ju përshtatet juve.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0