Dita Europiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Europë dhe në Shqipëri.
Me pothuajse 100,000 huamarrës aktivë dhe portofol total prej rreth 235 milionë €, mikrofinanca shqiptare ndikon në ndryshimin e rregullave kur vjen fjala për sipërmarrjen. Impakti i mikrofinanëcs është i matshëm, për 1 euro të investuar në mikrokredi kthimi në kuminitet është më shumë se 4 euro.
Dita Europiane e Mikrofinancës u lançua në vitin 2015 si një mjet për të nënvizuar ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Europë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.
Objektivat kryesore të Ditës Evropiane të Mikrofinancës janë:
- Rritja e ndërgjegjësimit midis qytetarëve europianë mbi ekzistencën e mikrofinancimit dhe vlerën e tij për të luftuar papunësinë dhe përjashtimin social.
- Të tërheqë vëmendjen e mediave europiane se si funksionon mikrofinanca në Europë dhe si mbështet dhe ndihmon të papunët e qytetarët të përjashtuar nga sektori tradicional financiar.
- Të shkëmbehen përvoja brenda sektorit Europian të mikrofinancës duke i dhënë shikueshmëri punës së anëtarëve të EMN (Rrjetit Europian i Mikrofinancës) dhe MFC (Qëndres së Mikrofinancës).
- Të lejojë anëtarët lokalë të tërheqin vëmendjen e arritjeve të tyre dhe misioneve të tyre në nivelin kombëtar.
Në këtë tetor, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA) organizuar nga AMA pati për qëllim prezantimin e arritjeve të industrisë së mikrofinancës në nivel kombëtar dhe europian, me objektiv rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me impaktin social dhe ekonomik të mikrofinancës në përfshirjen financiare, reduktimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të punës.
Pjesëmarrës të ndryshëm nga Banka e Shqipërisë, Agjencitë e Biznesit institucione mbështetëse të industrisë së mikrofinancës dhe përfaqësues të institucioneve financiare jo-banka që kanë në objekt të tyre kreditimin dhe financimin e sektorit privat.
Perlat Sulaj, Drejtor i Përgjithshëm i FED invest, theksoi arritjet e mikrofinancës ndër vite, historitë e suksesit, por edhe sfidat që ka kaluar kjo industri në 27 vitet e ekzistencës së saj. Duke u dhënë akses në financime edhe atyre segmenteve që nuk shërbehen dot nga sistemi bankar, duke u ofruar gjithashtu këshillim biznesi të personalizuar, mikrofinanca shqiptare i mbështet në kuptimin e plotë të fjalës sipërmarrësit e së nesërmes dhe adreson vështirësitë që ata kanë gjatë procesit të kredimarrjes.
Në lidhje me zhvillimet europiane në industrinë e mikrofinancës, oportunitetet dhe sfidat përkatëse, foli z. Nicola Benaglio, studiues i shkencave ekonomike pranë Rrjetit Europian të Mikrofinancës, me qendër në Bruksel, Belgjikë. Z. Deniz Dëralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, foli në lidhje me strategjinë dhe masat që ka marrë Banka e Shqipërisë në lidhje me edukimin financiar dhe rolin që mikrofinanca luan në këtë aspekt.
Së fundmi, një fjalë përshëndetëse mbajti edhe z. Alessandro Bragonzi, përfaqësues i Bankës Europiane të Investimeve dhe Fondit Europian të Investimeve, i cili pasi foli për EIB Group dhe veprimtarinë e tij, u shpreh se sinergjitë për të mbeshtetur tregun financiar në Shqipëri nuk mungojnë, dhe se Grupi EIB e konsideron rajonin si një potencial për prezantimin e skemave dhe instrumentave financiare në mbështetje të ekonomisë.
Sektori bankar dhe ai i mikrofinancës kanë ndryshime në qasjen ndaj klientit ashtu si në dimensionin ekonomik të aktivitetit të financuar, por ajo që i diferencon më së shumti është dimensioni social.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.