Japonia nuk do ta zhvillojë teknologjinë 5G për hir të shëndetit të qytetarëve

Japonia nuk do ta zhvillojë teknologjinë 5G për hir të shëndetit të qytetarëve


Zyrtarët shprehën mendimin se krijimi i një Interneti më të shpejtë është i rrezikshëm për popullatën dhe mund të ndikojë negativisht në shëndetin e njerëzve dhe në produktivitetin e punës.

Një studim nga Universiteti Nagasaki, jep shifra që konfirmojnë rritjen e numrit të çrregullimeve mendore dhe lodhjen e përdoruesve të internetit me shpejtësi të lartë. Sipas shkencëtarëve, sa më shumë një person arrin të kryejë operacione intelektuale në minutë, aq më shumë ai është i prirur për zhvillimin e stresit, dobësimin e kujtesës dhe një rritje të nervozizmit.

Ministria e Shëndetsisë siguron që përdorimi i rrjeteve 5G mund të zvogëlojë jetëgjatësinë mesatare në vend dhe ndikimi i Internetit me shpejtësi të lartë krahasohet me efektet e rrezatimit në trupin e njeriut.

“Ne duhet të mendojmë për shëndetin e japonezëve. Vendi ynë tashmë është i zhvilluar ekonomikisht, kështu që nuk kemi pse të nxitojmë. Ky vend ka nevojë për stabilitet. 5G vjen me një rrezik të madh. Kështu nuk mendojmë vetëm ne, këto informacione u konfirmuan dje edhe nga ambasadori amerikan në Japoni. Nëse Amerika, Kina ose vendet e BE-së janë të gatshme të rrezikojnë njerëzit e tyre për hir të përparimit në teknologji, atëherë një strategji e tillë është e papranueshme për mirëqenien e shtetin tonë,” tha Nobunari Kabato, Ministër i Teknologjive të Larta.

Lexoni edhe: Zvicra prezanton teknologjinë 5G, qytetarët të pakënaqur

Projekt-ligji për të ndaluar rrjetet e gjeneratës së pestë në vend tashmë është dorëzuar në parlamentin japonez.

Web.archive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0