Vodafone blen ABCom - Business Magazine Albania

Vodafone blen ABCom


Vodafone Albania, kompania më e madhe telefonisë celulare në vend është shtrirë tashmë edhe në shërbimin e internetit fiks. Ajo ka blerë aksionet e kompanisë ABCom.

Burimet zyrtare të Vodafone, pranojnë se është realizuar marrëveshja dypalëshe, ndërsa pritet miratimi i marrëveshjes para se të hyjë në fuqi, nga autoritetet e rregullimit të tregut, AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës.

Abonentët e ABCom do të jenë abonentë të rrjetit fiks, por me kontratata të Vodafone dhe me logon e kësaj të fundit.

Krahas sistemit bankar edhe në tregun e telefonisë, shitblerjet e kompanive janë rritur së fundi.

Tregu i telefonisë ka shënuar rritje vitet e fundit dhe Vodafone është pozicionuar fort në treg edhe pas daljes nga tregu të kompanisë PLUS.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe postare, me një rritje gati 8% të xhiros vitin e fundit, pesha e Vodafone në fushën e telefonisë ka arritur gati 50%, duke bërë që dy operatorët e mëdhenj, Albtelecom dhe Telekom të ndajnë gjysmën tjetër të tregut.

Vete kompania Vodafone bën të ditur se në ditët në vijim do të shpërndajë një njoftim për shtyp për më shumë detaje.

Lexo: Plus Communication largohet nga tregu i telefonisë mobile

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0