Festim Hoxha: “Biznesi pranë lumit gjeneroi para”

Festim Hoxha: “Biznesi pranë lumit gjeneroi para”


Festim Hoxha prej tetë vitesh i është përkushtuar sipërmarrjes. Në luginën e Drinit të Zi ai ka ngritur restorantin e quajtur “Kamping Hoxha”. Sot ai është 30 vjeç, por kur mendoi të fillonte sipërmarrjen e tij, ishte vetëm 22 vjeç.

Festimi besoi shumë tek ideja e tij, pavarësisht se familiarët ishin skeptikë për këtë investim. “Për ta, të invesoje në breg të lumit ishte si të hidhje paratë në lumë. Por në fakt, lumi gjeneroi para”, thotë Festimi për BusinessMag.al. Vit pas viti ai bëri investime në biznesin e tij. Si fillim ngriti restorantin, me të cilin krijoi rrjetin e klientëve. Kohët e fundit, ai ka punuar fort për ndërtimin e një kampingu. Një investim i nxitur nga klientët.

Në restorantin e tij në fshatin e quajtur Rreth Kale, tashmë i njohur si një nga restorantet më të mira të luginës së Drinit të Zi, shërbehet ushqim tradicional i zonës së tij. Në fundjavë, duhet të presësh radhën për të siguruar një tavolinë, për të shijuar ushqimin që serviret nga duart e nënës së tij. Krahas banorëve të zonës, turistët e huaj janë klientët besnikë të tij. Ata janë kryesisht gjermanë. “Kush na ka vizituar një herë është kthyer prapë”, thotë ai. Turistët mbeten shumë të kënaqur nga shërbimi, gatimet e zonës, bujaria dhe mikpritja që u bëhet.

Lexo: Guest House Adriatiku, shtëpia mikpritëse në Malësi të Madhe

Një çift turistësh gjermanë u habitën me kulturën e zonës. Të gjithë vendasit i përshëndesnin, kur dinin edhe vetëm një përshëndetje anglisht apo gjermanisht. Për turistët kjo është mbresëlënëse dhe thonë se njerëzit janë pak skeptik kur bëhët fjalë për të vizituar vendet e Ballkanit për shkak së kultura nuk njohet plotësisht. Por, në ato pak ditë që kanë kaluar aty, ata thonë që kanë gjetur gjëra që kurrë nuk i kanë gjetur në Gjermani.
Natyrisht që për Festimin dhe familjen e tij, kënaqësia e klientëve është qëllimi kryesor dhe kur kjo arrihet ata motivohen edhe më shumë dhe kuptojnë se janë në rrugën e duhur. E gjithë familja është angazhuar në këtë biznes bashkë me dy punëstorë të zonës.

Ai është përfitues i projektit Idea, me trajnim dhe financim. Ai tregon se,“në të ardhmen synoj të rris më tej biznesin dhe të krijoj një agrobiznes të plotësuar”, thotë Festimi për BusinessMag.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0