Akademia "Aftësi për Punë" hap dyert nga data 9-11 shtator

Akademia “Aftësi për Punë” organizon Shkollën Verore 2019


Në datat 9-11 shtator 2019, projekti Aftësi për Punë S4J organizon Shkollën Verore 2019 me temë: “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri – Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional”. Aktiviteti zhvillohet në Hotel Premium, Golem.
“Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri” është tematika kryesore e Shkollës Verore 2019. Ajo do të ndërthurë leksione, seanca plenare, forume diskutimi, seminare pune, prezantime të rasteve studimore dhe të eksperiencave të mira.
Në mënyrë që Shqipëria të zhvillojë më tej kapitalin e saj njerëzor, ajo duhet të investojë në përmirësimin e cilësisë dhe relevancës së ofertës së sistemit arsimor. Përmes sesioneve të ndryshme do të bëhet e mundur që pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të identifikojnë zgjidhje e nisma konkrete për ta bërë ofertën në sistemin e AFP- së më të lidhur me tregun e punës.

Lexo: Profesorët motivues

Aktiviteti do të mbledhë së bashku të gjithë aktorët e rëndësishëm të sferës së Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri: politikëbërës, akademikë, drejtues, mësimdhënës dhe instruktorë të institucioneve ofruese të AFP-së në të gjitha nivelet (publike dhe jo-publike), punëdhënës, nxënës e prindër.

Rreth këtyre sfidave, pritet të flasin në sesionin plenar të hapjes: .

  • Znj. Anila Denaj – Ministre e Financave dhe Ekonomisë
  • Z. Brian J. Williams – Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri
  • Znj. Linda Rama – Eksperte e çështjeve të zhvillimit njerëzor
  • Z. Patrik Meier – Zv. Shef i Misionit, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri si dhe përgjegjës për fushën e zhvillimit ekonomik.
  • Z. Vasil Naçi, Drejtor Ekzekutiv i AGNA Group
  • Z. Fation Dragoshi, Menaxher Projekti, “Aftësi për Punë”, S4J, Swisscontact Shqipëri

Ftohen mediat të ndjekin dhe të pasqyrojnë aktivitetet e Akademisë “Aftësi për Punë”, Shkolla Verore 2019, duke dhënë kështu një kontribut për zhvillimet në arsimin dhe formimin profesional dhe lidhjen e tij me tregun e punës.
Vizitoni Faqen e Dedikuar Shkollës Verore dhe do të mund të gjeni të gjithë materialet informative në dispozicion për t’u përdorur në publikimet tuaja.

MBI PROJEKTIN “AFTËSI PËR PUNË”
Aftësi për Punë S4J është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet në Shqipëri nga organizata zvicerane Swisscontact. Projekti është pjesë e Sferës së Zhvillimit Ekonomik të Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë (2018-2021), me fokus të veçantë tek promovimi i mundësive për punësim dhe zhvillimin e aftësive.

Aftësi për Punë’ (S4J) u projektua për të adresuar sfidat kryesore në sistemin e AFP-së në Shqipëri, si: cilësia dhe statusi i ulët, menaxhimi i dobët i institucioneve, mungesa e orientimit drejt tregut të punës dhe angazhimi i ulët i sektorit privat. Projekti i adreson këto sfida duke investuar për sigurimin e ndryshimeve sistematike, zhvillimin e kompetencave dhe fuqizimin e aktorëve kyçë.

Lexo: Shkolla Digjitale, startup-i kosovar që ka marrë përmasa ndërkombëtare

Bazuar mbi këtë qasje, ‘Aftësi për Punë’ mbështet ofruesit partnerë të AFP-së në Shqipëri në drejtim të:

  • Krijimit të lidhjeve të ngushta me kompanitë e sektorit privat dhe partnerë të tjerë,
  • Diversifikimit dhe përmirësimit të ofertës mësimore,
  • Aplikimit të metodave novatore të mësimdhënies dhe standardeve të cilësisë,
  • Realizimit të praktikave mësimore në mjediset e biznesit,
  • Zhvillimit dhe fuqizimit të institucionit, përmes ndërtimit të mekanizmave për menaxhimin efikas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0