Dëshironi më shumë sukses? Dërgoni këto 6 email-e çdo javë

Dëshironi më shumë sukses? Dërgoni këto 6 email-e çdo javë


Email-i është një përditshmëri, por me të vërtetë kërkon një qasje më të kujdesshme. Ju duhet të jeni të qëllimshëm në menaxhimin e email-it tuaj.

Po sikur ta konsideroni mundësinë e përdorimit të email-it në mënyrë më të efektshme për të nxitur drejtpërdrejt suksesin?

Ja një qasje proaktive – gjashtë email-e që duhet t’i dërgoni çdo javë për të rritur drejtpërdrejt perspektivat tuaja për sukses.

E ngjashme:

  1. E-mail për përmbledhje

Gjërat ecin përpara kur të gjithë janë të qartë dhe përgjegjës. Ju mundt të keni një takim të paktën një herë në javë dhe mund të jetë e dobishme që të ndani pak kohë për të përmbledhur atë që u diskutua dhe marrëveshjet që u bënë. Është një mënyrë për të treguar se jeni në krye të gjërave dhe të orientuar në veprim.

Duke përmbledhur detyrat e secilit, do të shërbeni si një forcë lëvizëse drejt progresit.

  1. E-mail për veten tuaj

Po, mirë e lexuat këtë. Për emaili-n e fundit që shkruani në ditën e Premte, shkruani me shkronja të mëdha në subjekt një nga vlerat tuaja themelore. Kur e hapni email-in të Hënën në mëngjes dhe e shihni fjalën “Mirësjellje” (për shembull) që i dedikohet vetes tuaj, është një kujtesë për të jetësuar atë vlerë gjatë gjithë javës. Ju keni një zgjedhje për të jetuar çdo ditë duke u mbështetur në vlerat tuaja ose përkundër tyre.

  1. Email i vlerësimit

Nëse gjeni kohë çdo javë për t’i dërguar email një personi që i meriton lëvdatat dhe vlerësimet tuaja, do të befasoni pozitivisht dikë çdo javë. Mjerisht, vlerësimi i sinqertë i njerëzve është një art i humbur.

  1. E-mail falenderues

Kjo lidhet me falenderimin e dikujt për diçka që ka bërë për ju. Ndoshta dikush shpenzoi kohën e tij për t’u dhënë një përgjigje për kërkesën tuaj. Çështja kryesore është të jeni specifik për çfarë po i falënderoni ata dhe si ju ka ndihmuar puna e tyre.

Mirënjohjeja e treguar vazhdimisht mund të ndikojë në qëndrimin e njerëzve ndaj jush për të mirë.

  1. Email i rritjes

Një herë në javë, dërgoni email një mentori, pyesni dikë për këshilla, bëni një pyetje rreth diçkaje për të cilën jeni kurioz dhe gjithçka që do të çojë në rritjen tuaj personale.

Por mos u bëni barrë për të tjerët; bëni kërkesa të vogla dhe lehtësisht të realizueshme.

  1. Dërgoni e-mail një miku pa asnjë arsye

Hulumtimi i Gallup ka treguar që një nga treguesit kryesorë të performancës së fortë të një punonjësi është nëse ata kanë një mik të mirë në punë. Një herë në javë, dërgoni një email që thjesht shërben për të nxitur miqësinë. Dhe mos e kufizoni veten në dërgimin e një emaili miqësor vetëm për kolegët e punës. Kjo vlen për çdo mik. Një studim 81-vjeçar i Harvardit tregoi se çelësi i lumturisë dhe suksesit bazohet në marrëdhënie të mira.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0