5 dizajnet më të mira të zyrave për vitin 2019

5 dizajnet më të mira të zyrave për vitin 2019


Nuk ka rregulla të përcaktuara për krijimin e një zyre të mrekullueshme. Por janë disa detaje specifike, të cilat bëjnë diferencën. Mënyra se si kombinohen orenditë e zyrës tuaj, janë thelbi për krijimin e një zyre unike.

Kombinimi i të vjetrës me të renë

Zyrat, të cilat ruajnë origjinalitetin dhe vishen me elementë modernë, përputhen me personalitetin e kompanisë tuaj. “Është një mundësi e jashtëzakonshme jo vetëm për ruajtjen e historisë dhe origjinalitetit, por edhe për ripërdorimin adaptiv,” thotë Atwood. Pavarësisht se ne jemi në shekullin e 21-të, kombinimi i elementëve të vjetër me ata të rinj mbetet unik dhe me vlerë.

Lexo: Zyrë sipas dëshirës në TBP

Krijimi i vendeve fleksibël

Kompanitë po eksperimentojnë me një ide të re: lejimi i punonjësve të ulen në vendet ku ata preferojnë. Kompanitë janë duke u bërë më fleksible me politikat e tyre të qëndrimit të punonjësve, thotë bashkëthemeluesi i OfficeUntitled Christian Robert dhe janë duke hartuar zyrat e tyre në këtë mënyrë. Një pjesë e kompanive po ju japin mundësinë punonjësve të ulen dhe të punojnë në vendin ku ata preferojnë dhe të zgjedhin vetë se çfarë pamje duan të kenë përballë teksa punojnë. Në selinë e firmës zvicerane të marketingut Digital Luxury Group, punonjësit kanë tavolinat e tyre, por mund të zgjedhin vetë stilin e karriges që duan të kenë, duke filluar nga ato më komodet, e deri tek karriget e larta që hasim nëpër kafe.

Salla më “të zgjuara” konferencash

Teknologjia e re ka modernizuar dhomat e konferencave për epokën dixhitale, por të kuptosh se si t’i përdorësh ato, në të vërtetë mund të jetë një “telash” për punonjësit. Sipas David Galullo, CEO i firmës së projektimit Rapt Studio, kompanitë janë duke instaluar sisteme të reja ndriçimi, që mund të përdorin Bluetooth për të zbuluar kur një punonjës i caktuar ka hyrë në sallë. “Mbivendosja dixhitale mund të përmirësojë përvojën, që të mos jetë më një pengesë,” thotë ai.

Larmishmëri ngjyrash

Larmishmëria e ngjyrave është një koncept i popullarizuar në botën e modës, përfshin ndërthurjen e shumë ngjyrave që ndoshta edhe nuk kombinohen me njëra tjetrën. Por në përfundim të dizanjit, këto kombinime mund të rezultojnë tërheqëse. Disa zyra, si ajo e kompanisë së mediave muzikore Fuse, u japin zonave të ndryshme ngjyra të veçanta. Këto kombinime krijojnë pamje tërheqëse, që stimulojnë vizualisht dhe të krijojnë një ngacmim në pamje të parë kur i shikon.

Lexo: Pushimet verore do t’i kaloni në zyrë? Ja disa mënyra si të argëtoheni

Dizajne që nuk kanë lidhje me zyrën

Në krijimin e zyrave të reja, disa kompani po mendojnë që zyrat e tyre të mos ngjajnë aspak si zyra, por të kenë pamjen e një palestre apo hoteli. Galullo thekson se lobet e zinxhirit Boutique Hotel Ace, i cili ka lokacione në New York, Los Angeles, dhe një pjesë të qyteteve të tjera, shpesh janë të mbushura me vizitorë që punojnë në laptop. “Kjo duhet të na mësojë se si të krijojmë një vend pune,” thotë ai. Në shumë salla pritje ka ndriçm steril, kolltuqe të blera në dyqane të shtrenjta, mobilje unike dhe komode. Kjo pamje zyre, e cila në fakt nuk i ngjan aspak një zyre normale, është e shkëlqyer. “Dizajni i mirë është model i mirë”.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0