KSwallet.net, startup-i për transaksionet e vogla në monedhë dixhitale

KSwallet.net, startup-i për transaksionet e vogla në monedhë dixhitale


Problemi kryesor për adoptimin e monedhave dixhitale në jetën reale është koha e konfirmimit të një transaksioni dhe tarifa që paguhet në atë transaksion. Për këtë po punon KSwallet.net. KSwallet.net është shërbimi plotësisht i decentralizuar për mikrotransaksione të monedhave dixhitale me tarifë 0%.

Qëllimi i KSwallet është që përmes shërbimeve që ata ofrojnë, të arrihet adoptimi i monedhave dixhitale në jetën reale si dhe të lehtësohen mikrotransaksionet që bëhen online përmes monedhave dixhitale. Përmes këtyre shërbimeve transaksionet konfirmohen brenda 0.002 sekondave me tarifë 0%, sipas përfaqësuesve të kompanisë. KSwallet ka filluar adoptimin e shërbimeve të tij në shumë shtete dhe po ashtu ka arritur shumë bashkpunime me kompani serioze të huaja.

Lexo: Grante për Start up. Bashkia e Tiranës hap programin për nxitjen e punësimit

Brenda  dy javësh KSwallet ka arritur të grumbullojë rreth 6.000 përdorues, mbi 60.000 kërkesa në API, dhe mbi 120.000 transaksione të brendshme. Vlen të theksohet se KSwallet akoma është në fazën BETA, ku po bëhet testimi i të gjitha shërbimeve. Ekipi e KSwallet përbëhet vetëm nga dy persona të cilët janë bashkëthemeluesit, Albian Sadiku dhe Arlind Bajraktari.  Albian Sadiku ka detyren e Back End, ndërsa Arlind Bajraktari kryen detyren Front End. Ky i fundit po ashtu merret edhe monitorimin e serverave.

Ata kanë si synim të grumbullojnë 1000 transaksione në vetëm 0.004 sekonda. Ata mendojnë se  se ky shërbim do t’ju vijë shumë në ndihmë të gjithë përdoruesve të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0