Si të dalloni nga të tjerët në një intervistë pune

Si të dalloni nga të tjerët në një intervistë pune


Intervista e punës është një prej hapave më të rëndësishëm që paraprin karrierën e secilit. Të gjithë mundohen të lënë përshtypje të mira teksa intervistohen për punë.

Ju nuk jeni i vetmi që po jepni një intervistë për një pozicion të caktuar pune. Gjatë intervistës ju duhet të bazoheni në disa parime, që të jeni personi që do të dalloni nga të gjithë të intervistuarit. Në këtë artikull po ju sjellim disa strategji që t’i përdorni gjatë intervistës tuaj, për të qenë ju ai që të dalloni nga të tjerët.

Tregoni për veten më shumë nga sa keni shkruar në CV
Intervista është mundësia që ju jepet për të shkëlqyer. Intervistuesi e ka lexuar tashmë CV-në tuaj, dhe si rrjedhojë ata janë prezantuar me njohuritë tuaja si të shkollimit ashtu edhe eksperiencat tuaja të mëparshme të punës. Kur ju bëhet pyetja për të treguar eksperiencat tuaja të mëparshme të punës, është pikërisht ky momenti i duhur për të treguar më me detaje çfarë është shkruar në CV-në tuaj. Gjatë kësaj kohe ju mund të përmendni edhe ndonjë projekt, ku keni pasur rolin kryesor, i cili ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Lexo: 20 pyetjet më të vështira gjatë intervistave të Google

Pyesni me maturi
Intervita e punës është edhe një mundësi shumë e mirë për ju për të marrë vesh sa më shumë të mundeni për kompaninë në të cilën keni aplikuar. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni pyetjet e duhura. Këshillohet që ju të bëni pyetje të cilat kanë lidhje me kontekstin që po flisni dhe jo të cilat të mos kenë lidhje fare me të sepse do të konsiderohen si të papërshtatshme.

Tregoni se çfarë do të mund të përfitojë kompania me punësimin tuaj
Prezantojeni veten si një aset që do t’i shtohet kompanisë në të cilën ju shpresoni të punësoheni. Nëse pyetjet e bëra nga intervistuesi janë gjithnjë e më të shkurtra, përgjigjet tuaja nuk kanë pse të jenë të gjitha të shkurtra. Jepni përgjigje të përpunuara mbi pyetjet që ju janë bërë. Mos harroni t’i shoqëroni gjithmonë me sa më shumë detaje të mundeni, por duke mos u bërë edhe të lodhshëm dhe të mërzitshëm njëkohësisht. Bëni disa kërkime paraprake dhe përgjigjuni pyetjeve të ndryshme duke i lidhur me situata relevante me kompaninë ku shpresoni të punësoheni. Tregoni të gjitha arritjet tuaja, duke thënë se shpresoni që listës së mëparshme të arritjeve t’i shtoni edhe shumë të tjera.

Jini vetvetja
Intervistuesit e dinë se kur të intervisutarit po tregojnë vetëm ato që do t’i pëlqente intervistuesve të dëgjonin. Prandaj mos e bëni një gjë të tillë, por mundohuni të tregoheni vetvetja gjatë intervistës dhe do të fitoni shumë pikë ndaj aplikantëve të tjerë.

Sigurohuni që të jeni të përgatitur në nivelin e duhur
Ju mund të keni aplikuar në shumë kompani, keni dhënë e keni për të dhënë shumë intervista pune. Nuk ka asgjë më të keqe sesa të ngatërrosh informacionin e një kompanie me atë të një tjetre. Edhe pse është një gabim që mund të ndodhë apo mund t’i këtë ndodhur kujtdo, një gjë e tillë krijon tek intervistuesi idenë se jeni të papërqëndruar dhe nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur intervistës së punës.

Gjuha e trupit flet më shumë sesa ju
Gjuha e trupit, qëndrimi drejt, kontakti sy më sy janë shumë të rëndësishme dhe merren shumë në konsideratë gjatë intervistës së punës. Mundohuni që ajo ç’ka thoni me fjalë të përshtatet edhe me gjuhën tuaj të trupit, sepse nëse thoni se një ndër tiparet tuaja është ruajta e qetësisë, ndërkohë jeni duke bërë gjeste, të cilat tregojnë nervozizëm, të jeni të sigurtë se këto të fundit do të merren më shumë në konsideratë.

Lexo: Top 15 Intervistat e realizuara nga Business Magazine në vitin 2016

Bëni kujdes në përzgjedhjen e veshjes suaj
Edhe veshja ka një rëndësi shumë të madhe, sidomos gjatë intervistës së parë të punës. Ajo është prezantimi i parë më intervistuesin, ndaj mundohuni që të keni veshjen e përshtatshme dhe të bëni një përshtypje sa më të mirë përpara se të filloni të prezantoni veten tuaj. Niveli i formalitetit varet edhe nga kompania në të cilën po aplikoni. Por, ruajtja e profesionalizmit është shumë e rëndësishme, si në rastin kur jeni duke aplikuar për një kompani të suksesshme dhe me emër, po ashtu edhe për një stratup të ri.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0