Vladimir Vulic rikthehet në AllWeb Albania 2019 - Business Magazine Albania

Vladimir Vulic rikthehet në AllWeb Albania 2019


Rikthehet për të dytën herë në AllWeb Albania folësi i mirënjohur ndërkombëtar, Vladimir Vulic. Vladimiri, i njohur si Vanja për miqtë e tij, është një strateg i transformimit dixhital. Ai ka punuar për klientë si Coca-Cola (për Operacionet Serbe), Roche, Trebjesa Brewery Nikšić (një kompani e Molson Coors), Crnogorski Telekom (anëtar i Grupit Deutsche Telekom), UNDP Montenegro, Qeverinë e Malit të Zi, Erste Bank Serbia, UniCredit Bank Banja Luka, Delhaize Serbia, Ambasada Britanike në Beograd (Serbi), British Council Montenegro, sigurimet GRAWE, Triglav Insurance, Direct Media Mali i Zi.

Vanja është bashkë-themelues i Digitalizuj.Me, një organizatë joqeveritare që ndihmon qytetarët dhe organizatat në Malin e Zi të informohen se ekzistojnë mundësi të reja emocionuese për ndryshime sociale dhe të biznesit në mjedisin dixhital duke përqafuar mediat sociale dhe modele të reja të biznesit.

Lexoni: Spark.me 2018 – Intervistë me Vladimir Vulic (Drejtues i konferencës spark.me)

Ai është Drejtori i Programit Spark.me, një nga konferencat e teknologjisë / biznesit më të kuruara në Europën Juglindore. Konferenca është organizuar çdo vit në Mal të Zi që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private në ngarkim të domainit kombëtar të internetit tё Malit të Zi -.ME.

Vanja ka 12 vite eksperiencë në mësimdhënie në profilin e Menaxhimit Strategjik në Fakultetin e Ekonomisë Podgoricë, institucioni kryesor arsimor i ekonomisë dhe menaxhimit në Mal të Zi.

Vanja flet shpesh në konferenca dhe evente të ndryshme, duke eksploruar ndërthurjen e teknologjisë, strategjisë së biznesit, udhëheqjes, inovacionit dhe ndryshimit. Ai ka qenë një folës keynote (kryesor) në 20 vende në 4 kontinente, nga Peruja në Tajvan. Vanja ka qenë 2 herë folës në TEDx, duke përfshirë një fjalim në TEDxZagreb para 1.000+ të pranishmëve.

Lexoni edhe: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Vanja ka folur në skenën e AllWebMK në vitin 2013, në lidhje me rregullat e reja që bizneset duhet të ndjekin në epokën e mediave sociale. Prezantimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Gjithashtu ai ka qenë folës në edicionin e parë të AllWeb Albania në vitin 2016, ku foli rreth strategjive që duhet të ndërmarrin kompanitë për të qenë sa më inovative si dhe për eksperiencën e konsumatorëve në botën dixhitale. Shumë shembuj interesantë arriti të sillte nga kompani/marka globale si Rolls Royce, Starbucks, Harley Davidson etj, për të ilustruar filozofitë që aplikojnë këto kompani për të arritur të ofrojnë një përvojë të jashtëzakonshme për klientët e tyre.

“As a manager I should not fall in love with the purpose of my product. I should fall in love with my customer.” – Vladimir Vulic

Për prezantimin e plotë mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Këtë vit ai vjen me surpriza të reja, të cilat ju ftojmë t’i ndiqni live në datën 17 Tetor, duke blerë biletën tuaj në faqen www.AllWeb.al

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/, të cilën e përfitoni me një çmim prej 100 Euro deri në datën 30 Shtator. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0