Ellen, trageti elektrik mban flamurin e Danimarkës - Business Magazine Albania

Ellen, trageti elektrik mban flamurin e Danimarkës


Trageti më i madh elektrik, quhet Ellen dhe lundroi për herë të parë midis porteve jugore daneze.

Trageti elektrik është i aftë të transportojë 30 automjete dhe 200 pasagjerë. Ai ushqehet nga një bateri me kapacitet 4.3MWh, prodhuar nga kompania zvicerane e baterive Lekanché.

CEO i Lekanché, Anil Srivastava tha në një deklaratë se, “Gjatë një viti, trageti elektrik do të shmangë lëshimin në atmosferë të 2,000 tonëve dioksid karboni, 42 tonë azot, 2.5 tonë grimca dhe 1.4 tonë dioksid squfuri”.

Trageti është në gjendje t’u ofrojë pasagjerëve një udhëtim të jashtëzakonshëm të këndshëm pa zhurmë, dridhje dhe tymosje.

Anija mund të lundrojë deri në 22 milje detare midis destinacioneve. Tani do të duhet të dëshmojë se mund të sigurojë deri në shtatë udhëtime kthimi në ditë.

Ellen u inagurua duke u vënë në punë dy muaj pasi qeveria daneze përforcoi objektivat e saj për të ulur emetimet në ambient nga 40% në 70% krahasuar me nivelet e 1990. Kjo është një nga politikat mjedisore më ambicioze në botë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0