Si t’i tregoni dikujt në mënyrë të sjellshme se jeni të zënë - Business Magazine Albania

Si t’i tregoni dikujt në mënyrë të sjellshme se jeni të zënë


Nga Sitney Lastoe, shkrimtare

Si krijesa sociale, ne shpesh dëshirojmë të ndërveprojmë me të tjerët gjatë gjithë ditës; problemi është se nganjëherë oraret tona nuk përputhen me dëshirat tona.

Unë shpesh nuk gjeja një mënyrë për t’u shkëputur nga një bisedë në mënyrë të sjellshme. Gjëja e fundit që kam dashur ishte të dukem e vrazhdë ose sikur jam aq e rëndësishme dhe e zënë, sa nuk mund t’i ndaj disa minuta për të tjerët.

Ka një mënyrë për ta mbyllur bisedën me edukatë pa ofenduar ose hedhur poshtë askënd.

  1. Bëjeni të qartë që nuk jeni të hapur për bisedë.

Pa marrë paraysh nëse i vendosni kufjet ose refuzoni të hiqni shikimin nga ekrani i kompjuterit tuaj, ka mënyra të panumërta për të demonstruar se është më mirë të mos ju shqetësojnë në një moment të caktuar. Kjo “shfaqje” e jashtme është më e pakta që mund të bëni dhe nëse nuk funksionon, atëherë kalojmë tek opsioni tjetër.

  1. Shpjegohuni

Nëse jeni bllokuar në një bisedë para se të mund të shpjegoheni se tani nuk është koha e duhur që të lini punën që jeni duke bërë, thjesht kujdesuni që të mos hapeni në atë temë të caktuar.

Nëse jeni serioz për të biseduar me këtë person më vonë, thjesht tregoni që jeni të interesuar. A nuk do të respektonit dikë që ju thotë se do të dëshironte të vazhdonte bisedën më vonë?

  1. Dëgjoni pa investuar

Me raste, ju do ta gjeni veten kundër një personi që nuk ju kupton fare, e as nuk dëshiron t’ju kuptojë. Kjo është sikur kur bisedoni me dikë në internet. Nëse nuk bëni asgjë për të vazhduar bisedën, ka pak shpresë që ajo t’ju dërgojë diku. Pas disa minutash dështimi për t’i dhënë kahje bisedës, ju mund të thoni “Më falni ju lutem, a mund të flasim më vonë?”

Në këtë pikë, ndërhyrësi i bisedës do të ketë më pak zgjedhje dhe do t’i pranojë ato që i keni thënë dhe nëse e keni thënë atë me një buzëqeshje (ose me një emoji, nëse jeni duke biseduar virtualisht) mund të jeni të sigurt se jeni kujdesur që të mos dukeni si të pasjellshëm.

Nëse situata keqësohet dhe nuk mund të shpëtoni nga shpërqendrimet e shumta të përditshme, ju gjithmonë mund të pretendoni se jeni në një telefonatë ose jeni gati t’i telefononi dikujt. Sigurisht, është pak e pandershme, por nëse është në të mirë të punës tuaj, atëherë mund ta bëni pa asnjë mëdyshje.

TheMuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0