Nga dita e diel, punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” do të hyjnë në grevë të përgjithshme në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre.
Kryetari i sindikatës së këtyre punëtorëve, Bashkim Latifi, ka thënë se i kanë dhënë afat tre ditë grupit menaxhues të Aeroportit që të reflektojë, megjithatë ai beson që këto kërkesa do të realizohen, raporton KTV.
Zyrtarët theksojnë se për tri grevat që janë mbajtur nuk ka pasur të drejtë ligjore, pasi ato duhej të paralajmërohen 72 orë më herët.
Të enjten, aeroporti i është kthyer normalitetit dhe të gjitha fluturimet janë realizuar me kohë, për shkak të pezullimit të grevës.
Për grevën e së enjtes ka ndërhyrë edhe Inspektorati i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas inspektoriatit, dyshohet se personeli i ANP-së ka bërë disa shkelje ligjore gjatë grevës, për çka pritet një raport final.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.