Fëmijët e tij nuk mund të konsumonin gluten, ja si fitoi 27 milionë dollarë nga biznesi i makaronave vegjetariane - Business Magazine Albania

Fëmijët e tij nuk mund të konsumonin gluten, ja si fitoi 27 milionë dollarë nga biznesi i makaronave vegjetariane


Trendet dietike e ndihmuan Mason Arnoldin të transformonte eksperimentin e tij nga kushtet e shtëpisë në një sipërmarrje të quajtur “Cece’s Veggie Co. Tashmë, kjo markë ushqimesh gjendet nëpër raftet e  “Whole Foods”, “Kroger” dhe “Costco”.

Gjithçka nisi kur doktori u sugjeroi Mason-it dhe dy fëmijëve të tij të fillonin një dietë të re ushqimore pa gluten për arsye shëndetësore. Nisur prej kësaj, ai filloi të krijonte ushqime alternative të shijshme dhe të shëndetshme krahas ushqimeve të tyre të preferuara, duke qenë se këto të fundit ishin mjaft të procesuara dhe nuk ndikonin mirë në shëndetin e tyre.

“Nuk doja që fëmijëve të mi t’u eleminohej mundësia për të ngrënë spagetti me topthat e mishit”, shprehet Arnold. Ndaj kompania e tij “Cece’s Veggie Co” prodhon një alternativë më të shëndetshme makaronash dhe orizi me përbërës perimesh të freskëta. “Në fund të fundit, të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të konsumojnë më shumë perime”, thekson Arnold.

Nuk mund të ndodhte më mirë se kaq. Në 2015, Arnold-i lançon “The Austin-based business”, ndërkohë që produktet ushqimore pa përmbajtje gluteni kishin fituar një popullaritet shumë të madh dhe njerëzit po interesoheshin akoma edhe më shumë për ushqime të tilla të shëndetshme dhe pa përmbajtje të lartë karbohidratesh. Sipas një raporti të nxjerrë nga kërkimet e realizuara nga ana e “Allied Market Research”, marketi global i makaronave pa përmbajtje gluteni pritet të arrijë kuotën prej 1.28 miliardë dollarë në 2025 nga 909.8 milionë dollarë që fitoi në 2017.

Trendi dietik e ndihmoi Arnoldin dhe eksperimentin e tij në kushtet e shtëpisë ta transformonte atë në një sipërmarrje, produktet e së cilës ndodhen në rreth 3500 dyqane të “Whole Foods”, “Kroger” dhe “Costco” përgjatë gjithë Amerikës. Në 2018, “Cece’s Veggie Co” arriti të grumbullonte 25 milionë dollarë dhe në 2019 shënoi arritjen e radhës. U rendit në vendin e tretë te Inc, për kompanitë private më të përparuara të Amerikës.

Nuk është e lehtë që t’i bësh njerëzit të konsumojnë më shumë perime edhe në qoftë se ato do të merrnin formën e makaronave. Është pak sfiduese! Ai bëri kërkime për vlerat e makaronave, të cilat konsumatorët i konsiderojnë thelbësore. Së pari, ishte ngrënia e makaronave me anë të pirunit: Njerëzit donin që kungulli i tyre “vegjetarian” të rrotullohej rreth pirunit te tyre njësoj siç konsumojnë një vakt “fettucine” tradicionale. Së dyti, makaronat duhet të mbajnë konsistencën e salcës. “Përgjithësisht, njerëzit kur konsumojnë makarona duan që salcën ta vendosin në një gropëz të vogël të krijuar në mes të pjatës”, tregon Arnoldi. “Qëllimi ishte që versioni ynë i makaronave t’i ngjasonte sa më shumë atij tradicional, në mënyrë që njerëzve t’u japim një eksperiencë sa më të këndshme të të shijuarit të ushqimit”, shton ai.

Duke u nisur prej kësaj, Arnoldi bën të mundur shpikjen e një makinerie që i kthen perimet e freskëta në formën e makaronave. Cece’s lançon dy produkte; makaronat “zucchini” dhe ato me patate të ëmbël. Në këtë mënyrë e mbylli 2015-tën me 104 mijë dollarë fitime dhe me punësimin e 10 punonjësve.

Si fillim, Arnoldi bëri të mundur që ta zhvillojë kompaninë e tij duke investuar në të  me të ardhurat e tij personale dhe filloi të gjeneronte fitime që në shitjet e para të produkteve. Madje ai paguante pagat e punonjësve të kompanisë vetëm me anë të kartës së tij të kreditit. Këtë gjë e bëri disa herë derisa në 2016 u detyrua të marrë rreth 100 mijë dollarë nga një investues “ëngjëll”. Emërtim i çuditshëm, por në të vërtetë atë rol luajnë. Sigurojnë për startup-et e reja një investim të konsiderueshëm sa të marrin veten dhe pastaj sipërmarrësit fillojnë dhe e shlyejnë borxhin e tyre ndërkohë që kompania rritet. Në fund të vitit, arriti të grumbullonte rreth 1 milion dollarë. Prapë se prapë, rritja e kompanisë “ngeci”, për shkak se nuk po ia dilnin mirë me menaxhimin e porosive alternative kur kishte stok të produkteve që klientët kërkonin. Një vit më vonë, Arnoldi siguroi rreth 14 milionë dollarë nga  kompania e kapitalit privat, “Encore Consumer Capital” për të ndërtuar një strukturë prej 40.000 m2 duke siguruar një kapacitet prodhimi më të madh.

Lexo: Startup-et miliarda dollarëshe në Europë po rriten më shpejt se rivalët e tyre në SHBA

Duke filluar nga atëherë, kompania arriti të zgjerohet dhe punësoi 200 punëtorë. Por nuk mbeti me kaq. U lançuan dhe produkte të reja përfshirë makaronat me panxhar, një zëvendësim i pjatës tradicionale të makaronave me djathë me makarona me kungull në formën e guaskës dhe së fundmi orizi me lulelakër dhe brokoli. Arnoldi nuk ndalet me kaq! Kohët e fundit, po eksperimenton për të krijuar ramen (ushqim tradicional kinez) me makarona të përftuara nga perimet!

“Shija duhet të përshtatet më pritshmëritë që klientët presin prej këtyre produkteve”, thekson Darren Seifer, specialist i ushqimit dhe pijeve nga firma “NPD Group”. Ai shton se Cece’s ka arritur me sukses t’i përshtasë produktet e tij me versionet tradicionale të tyre. “Në qoftë se shija e këtyre produkteve është e pritshme nga klientët, ata padyshim do të zgjedhin produktin e ri”, shton Darren.

Cece’s nuk është e vetmja kompani që po korr sukses me produktet në mungesë të glutenit. Prodhues privatë, dyqane rajonale dhe kompani të mëdha si “Green Giant Fresh” dhe “Mann’s” prodhojnë versionet e tyre origjinale të makaronave dhe orizit me bazë perimet.

Kjo kompani, e cila pritet të sigurojë rreth 35-40 milionë dollarë këtë vit, has probleme të shumta me distribucionin. Makaronat e famshme të Cece’s kanë një jetëgjatësi vetëm prej 2 javësh në rafte, por është shumë e rëndësishmë që të qëndrojnë shumë larg datës së skadencës. Dhe si të gjithë sipërmarrësit, Arnoldi e ka të vështirë se kë duhet të punësojë. Është shumë sfiduese të identifikosh njeriun me aftësitë e duhura për të punuar te Cece’s. Punonjësit duhet të jenë në gjendje të punojnë me makaronat në dhoma me 38 gradë celcius, në mënyrë që perimet të qëndrojnë të freskëta.

“Personi në fjalë duhet te jetë aq i mrekullueshëm sa ta bëjë këtë punë dhe madje ta bëjë në mënyrën e duhur”, thekson Arnold.

Klea Isakaj

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0