Ekonomistët analizuan trendet afatgjata rreth automatizimit të vendit të punës, duke vënë në dukje se numri i robotëve në përdorim në mbarë botën, u rrit tre herë gjatë dy dekadave të fundit në 2.25 milionë. Ndërsa studiuesit parashikuan se rritja e numrit të robotëve do të sjellë përfitime në produktivitet dhe rritjen ekonomike. Ata gjithashtu pranuan të metat që pritet të lindin njëkohësisht. “Si rezultat i robotizimit, dhjetëra miliona vende pune do të humbasin, veçanërisht në ekonomitë lokale më të varfëra, që mbështeten tek punëtorët me kualifikime më të ulëta.
“Kjo do të përkthehet në rritje të pabarazisë në të ardhurat”, – thanë autorët e studimit. Megjithatë, nëse instalimet e robotëve do të rriten në 30% më shumë se parashikimi bazë deri në vitin 2030, hulumtuesit vlerësuan se kjo do të çonte në një rritje prej 5.3% në ekonominë globale atë vit. “Kjo barazohet me shtimin ekstra 4 trilionë dollarë në vit për ekonominë globale, deri në vitin 2030, ekuivalente me një ekonomi më të madhe se ajo e Gjermanisë”, thuhet në raport.
Sipas raportit, numri i robotëve të instaluar në vendet e punës në katër vitet e fundit është i njëjtë me numrin e vënë në punë gjatë tetë viteve të mëparshme. Është parashikuar që deri në vitin 2030, më shumë se 1.5 milionë vende pune do të humbasin nga robotët në Shtetet e Bashkuara. Në Kinë, ky numër pritet të kalojë 11 milionë. Në të gjithë vendet anëtare të BE, pothuajse 2 milionë njerëz do të humbasin vendet e punës për shkak të automatizimit, sipas raportit.
Lexo:Si njerëzit dhe robotët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku
Krijimi i politikave të reja
Përkundër kërcënimit të humbjeve të vendeve të punës, raporti u bëri thirrje ligjvënësve të mos ndalojnë automatizimin. “Këto gjetje nuk duhet të çojnë politikëbërësit dhe palët e tjera që të pengojnë miratimin e teknologjisë robotike. Përkundrazi, sfida duhet të jetë shpërndarja e dividendëve të robotikës në mënyrë më të barabartë, duke ndihmuar punëtorët e prekshëm të përgatiten dhe të përshtaten me trazirat që do të sjellë”, – thanë hulumtuesit. Ata gjithashtu u bënë thirrje politikëbërësve të zhvillojnë “programe agresive”, për të luftuar ndikimet negative të automatizimit.
Punonjësve gjithashtu ju këshillua që të “kontrollonin” punët e tyre për të kuptuar më mirë balancën midis aftësive njerëzore dhe aftësive që mund të merren nga një robot.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.