Vizitorët që arrijnë në Xinjiang janë detyruar të hapin telefonat e tyre për policët e kufirit, duke instaluar aplikacionin e quajtur Fengcai. Emri është një kombinim i dy fjalëve “bletë” dhe “mbledh”, me pamjen e një blete që mbledh polen nga një lule.
Sapo instalohet aplikacioni skanon mesazhet në pajisje, telefonatat, kontaktet, eventet në kalendar dhe të dhëna që ruhen në një listë me më shumë se 73,000 të dhëna të raportuara si të ndaluara.
Imazhet dhe informacioni që konsiderohet i ndaluar në aplikacion përfshin materiale të lidhura me ekstremizmin Islamik, siç është propaganda ISIS dhe foto të liderit shpirtëror të Tibetit Dalai Lama.
Madje dhe faqe të skanuara nga fjalori Arabik janë të ndaluara nga aplikacioni.
Lexoni: Tregtarët kinezë refuzojnë paratë, vetëm pagesa nga celulari dhe online
Sipas mediave aplikacioni është instaluar vetëm në telefonat Android. Për përdoruesit e Apple, policia ka vendosur një pajisje dore me një fishë USB, qëllimi i së cilës ende është i paqartë.
Aplikacioni u ekzaminua nga gazetarë të mediave të huaja si: The Guardian, the New York Times, Motherboard, gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung dhe NDR.
Në vitet e fundit, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në rajon për të ndaluar ekstermizmin islamik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.