Njerëzit sillen më mirë kur përgjohen. E konfirmon shkenca - Business Magazine Albania

Njerëzit sillen më mirë kur përgjohen. E konfirmon shkenca


Nëse ekziston një kod moral që mund të ndahet dhe të ndiqet pothuajse nga të gjitha kulturat dhe besimet, atëherë duhet të jetë koncepti “mos ua impono të tjerëve atë që nuk do të zgjedhje për veten tënde”. Ky koncept është bërë i njohur si “rregulli i artë”.

Por, a e ndjekin me të vërtetë njerëzit në shoqëritë moderne mësimin e këtij parimi, veçanërisht kur ka pasoja financiare për veprimet e tyre?

Ne ftuam 300 persona në një laborator në Qendrën për Ekonomi Eksperimentale në Universitetin e Jork-ut për të bërë një sërë vendimesh për ndarjen e një shume parash midis tyre dhe një personi tjetër anonim në dhomë. Ideja ishte që pjesëmarrësit duhet të ndanin një shumë parash për veten dhe për një pjesëmarrës tjetër, ku një nga dy personat, duhej të vendoste se sa do të fitonte secili. Kjo pastaj iu transmetua një pale të tretë që i bëri ofertën pjesëmarrësit.

Secili pjesëmarrës mund t’i ofronte partnerit të tij një shumë nga zero në disa qindra dollarë. Nëse partneri përgjigjej me “po” për ofertën, të dy i merrnin paratë. Por nëse personi tjetër e hidhte poshtë ofertën (pasi mendonte se nuk ishte e mjaftueshme për të), kjo do të rezultonte në një thyerje të marrëveshjes, që do të thotë se të dy nuk do të përfitonin asgjë nga raundi i lojës.

Secili pjesëmarrës do të përjetonte të dy rolet (propozuesi, i cili bën ofertat dhe përgjegjësi, i cili duhet t’u përgjigjet ofertave) me partnerë të ndryshëm. Kjo e rriti shansin që një person në rolin përgjegjës duhej t’i përgjigjej ofertës së njëjtë që e kishte bërë edhe si propozues.

Ajo që ne ishim veçanërisht të interesuar ishte se si do të reagonin njerëzit kur ata do të luanin rolin e reaguesit dhe do të ballafaqoheshin me të njëjtin propozim që ata e kishin bërë vetë. Nëse dikush luan duke u mbështetur në rregullën e artë, atëherë ata nuk duhet të kenë asnjë problem që t’u përgjigjen me “po” për ofertat që janë të barabarta me ato që i kanë bërë vetë. Dhe në të vërtetë, ne kemi gjetur se sjellja e shumicës së njerëzve përputhet me rregullin e artë- rreth 93% e njerëzve do të thonë po për ofertat që janë të barabarta me atë që ata i propozuan të tjerëve.

Duke u përgjuar

Thënia nëse bën mirë do të gjesh mirë, doli të ishte e vërtetë edhe në eksperimentin tonë. Ata njerëz që ndoqën rregullin e artë fituan më shumë nga loja krahasuar me njerëzit që zgjodhën të dilnin kundër rregullit të artë.

Por, ndërsa shifra prej 93% tregon se shumica e njerëzve kanë ndjekur rregullin e artë, diçka që duket inkurajuese, kemi gjetur se nëse njerëzit e dinin se sjellja e tyre nuk po vëzhgohej nga kundërshtarët e tyre, atëherë përqindja e sjelljes së rregullit të artë ra me gati 20%.  Vetëm 73% e pjesëmarrësve i qëndruan besnikë rregullit.

Kjo gjetje përkon me vëzhgimet nga psikologjia sociale që tregojnë se njerëzit sillën më mirë , kur ata e dinë se po përgjohen. Dhe duket se kur shansi i përgjimit është i ulët, ata janë më të prirur t’i shmangen kodit moral.

Themindunleashed

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0