Kuptoni pse puna juaj aktuale ju bën të pakënaqur
Nëse ktheheni në punë pas pushimeve dhe ndjeheni të pamotivuar, atëherë mund të jetë koha për të lëvizur. Por së pari është e rëndësishme të identifikoni nëse pakënaqësia juaj është e përkohshme ose sezonale.
“Nëse keni menduar për një kohë që ju duhet të bëni ndryshime pozitive në karrierën tuaj, atëherë nuk ka gjasa të jetë një periudhë sezonale”, thotë Corinne Mills, drejtoreshë e karriere e një kompanie trajnuese, Personal Career Management. Duke pasur kohë për t’u çlodhur gjatë pushimeve, shpesh i ndihmon njerëzit të vendosin se çfarë duan për vitin e ardhshëm, thotë Mills.
“Pakënaqësitë e karrierës shpesh shtypen gjatë javës normale të punës, sepse nuk keni kohë të mendoni për këtë”. Për t’u siguruar që po lëvizni për shkaqe të duhura, vlerësoni mundësitë që keni me punëdhënësin tuaj aktual, thotë Andrew Fennell, drejtor i shërbimit të shkrimit CV StandOut CV .
Vendosni se çfarë ju bën të pakënaqur në rolin tuaj dhe kontaktoni me menaxherin tuaj të linjës për të pyetur nëse ka ndonjë mundësi përparimi që mund të përmirësojë situatën tuaj. Nëse ata me të vërtetë nuk mund t’ju ofrojnë atë që dëshironi, atëherë ndoshta është koha për të parë diku tjetër.
Jepini vetes kohë për të shqyrtuar munësitë tuaja
Para se të filloni kërkimin tuaj për një punë apo karrierë të re, është e rëndësishme që të investoni pak kohë “të njihni veten”, sugjeron Lis McGuire. “Kjo mund të duket e ndërlikuar, e pakëndëshme ose e pasigurt, por ia vlen t’a bëni. Ju keni përgjigjet, ju vetëm duhet të keni qasje në to.
Kur mendoni për një karrierë të re, mund të jetë e dobishme të shikoni përpara në fund të vitit, thotë Jon Gregory, ekspert rekrutimi dhe redaktor. Përcaktoni idealin tuaj, por mbani gjërat realiste. ”
Bëni kërkimet tuaja
Kur vjen puna te “gjuetia” e punës, ju duhet të bëni një listë me gjatë me ato që synoni. Më pas duhet të flisni me njerëz që punojnë në fushën ku synoni dhe madje merrni disa përvoja pune nëse mundeni”.
Lydia Fairman, një specialiste i HR dhe pronare e Fairman Consulting, sugjeron hartimin e një plani veprimi. Ajo thotë se vlen të mbahen shënime, për ato të cilat keni kontaktuar dhe kur keni kontaktuar. Vetëm kështu mund të gjeni atë që synoni.
Kërkoni ndihmë
Nëse keni dyshime për rolin tuaj të tanishëm ose ndiheni të pasigurt rreth asaj se çfarë duhet të bëni më pas, mund të jetë e dobishme të flisni me një të besuar. “Gjeni mbështetje, ose nëpërmjet miqve dhe familjeve ekzistuese, trajnerëve dhe mentorëve, ose duke u lidhur me njerëz në fusha të reja që mund t’ju ndihmojnë me njohuritë e tyre”, thotë Sophie Graham, këshilltare e karrierës për Shërbimi Kombëtar i Karrierës .
Victoria McLean, themeluesja e City CV, sugjeron gjetjen e kontakteve të mundshme në industrinë që dëshironi të kaloni përmes rrjeteve sociale dhe ngjarjeve.”Bashkohuni me grupet relevante LinkedIn, bëni pyetje dhe takoni njerëz për kafe për të pasur intervista informuese. Rrjetëzimi është rruga që ju çon përpara”, thotë ajo.
Fokusohuni në cilësi, jo në sasi
Ardhja e një viti të ri mund t’ju ketë dhënë mundësinë që të keni një punë të re. Por, para se të filloni të aplikoni me zell për punë, mos harroni rëndësinë e një aplikimi dhe CV të pastër, të redaktuar. “Përqendrohuni tek cilësia”, thotë Fairman. “Përshtatni të gjitha aplikacionet spekulative për kompaninë dhe punën që kërkoni. Shmangni butonat ‘një klik’ dhe plotësoni formularët plotësisht, për të treguar se jeni të përkushtuar ndaj çdo aplikacioni”, sugjeron ajo.
Merrni kohën tuaj
Procesi shpesh i gjatë për të gjetur një punë të re kushtëzohet edhe nga refuzimi, faza më demoralizuese që mund të kaloni. Shpesh është e rëndësishme të largohet presioni. “Ruani motivimin tuaj duke vendosur një kalendar realist për muajt e ardhshëm për të kaluar nëpër fazat e kërkimit, aplikimit, intervistimit dhe shërbimit të njoftimit tuaj. Kjo mund të zgjasë deri në katër muaj, ose edhe më shumë për disa, prandaj mos e “torturoni” veten pasi ende nuk keni një punë të re”, thotë ai.
Ndërsa po prisni, është një ide e mirë për të rregulluar markën tuaj personale në internet dhe të bëni gjëra që do të rrisin CV-në tuaj. “Përditësoni aftësitë, njohuritë dhe përvojën tuaj sa herë ju jepet mundësia “, thotë Lisa LaRue, trajnere e karrierës në kompaninë trajnuese CareerWorx .
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.