Afati për të aplikuar në Inkubatorin e Biznesit GIST është deri të mërkurën me datë 31 korrik 2019.
Ky program i ri, nga Nisma e Departamentit Amerikan të Shtetit për Risi Globale nëpërmjet Shkencës dhe Teknologjisë (GIST), është për sipërmarrës nga vende me ekonomi në zhvillim, të cilët janë në kërkim të zgjerimit të sipërmarrjeve të tyre në tregun e Shteteve të Bashkuara.
Lexo: Ambasada Amerikane: “Mbroni veten nga mashtrimet mbi vizat në internet”
Nxitoni, aplikoni që sot! Sipërmarrësit mund të aplikojnë në adresën GISTNetwork.org ose mund të klikojnë në këtë adresë: http://bit.ly/GISTbizApp
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.