Blakaj: Në Prishtinë pengohen investimet e diasporës, ka parregullsi - Business Magazine Albania

Blakaj: Në Prishtinë pengohen investimet e diasporës, ka parregullsi


Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Europë, Yll Blakaj pohon në një intervistë për KosovaPress se nuk ka siguri për investime të huaja e as për ato nga diaspora, sepse element kryesor për ikjen e investitorëve nga diaspora është haraçi.

Kosova edhe më tej mbetet vend i pa përshtatshëm për investimet e diasporës shqiptare, pasi përveç se nuk ka klimë të favorshme të të bërit biznes, mungon edhe siguria për investime. Përfaqësues të bizneseve në diasporë deklarojnë se në komunën e Prishtinës prej pesë vitesh po pengohet një projekt 300 milionë euro.

Blakaj thotë se Kosova duhet t’i mbrojë investitorët dhe t’i eliminojë këto burokraci sa më parë që të bëhet vend i favorshëm për investimet e diasporës. Krahas kësaj ka edhe shumë kompani nga rrjeti i bizneseve, të cilat janë themel kryesor i ekonomisë në Kosovë.

Blakaj thotë se në ditët në vijim, do tregojë për cilin projekt bëhet fjalë. Ai thotë se investimi i kapitalit në prona të patundshme tregon qartë se diaspora kosovare ka mjete të konsiderueshme dhe është e gatshme për tregun kosovar, por Kosova nuk është e gatshme t’i thithë të gjitha këto energji të diasporës apo mundësitë e bizneseve shqiptare që veprojnë gjithandej nëpër Europë.

Kryetari i rrjetit të bizneseve thotë se secili biznesmen nga diaspora e ka ëndërr tregun e Kosovës dhe të Shqipërisë, jo për përfitime personale, por për përfitime kombëtare.

Tre mijë biznese shqiptare janë anëtare të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, ndërsa supozohet që janë mbi 30 mijë biznese shqiptare që kanë vërshuar tregun e Evropës.

/KosovaPress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0