Kompania e tretë në botë për furnizimin e çipave, pajisjeve të gjysmëpërçimit të energjisë, kompania japoneze Tokio Electron, nuk do të furnizojë më klientët kinezë që gjenden në listën e zezë të Uashingtonit.
Agjencia Reuters shkruan se sipas një prej ekzekutivëve të lartë të kompanisë, vendimi tregon se përpjekjet e Uashingtonit për të penguar shitjet e teknologjisë për firmat kineze, duke përfshirë Huaëei Technologies, po ndikojnë edhe tek firma jo-amerikane, të cilat nuk janë të detyruara të ndjekin ligjin e SHBA-ve.
Kina, është përfshirë tashmë në një luftë tregtare paralizuese me Shtetet e Bashkuara. Ajo është angazhuar të ndërtojë industrinë e saj të gjysmëpërçuesve për të zvogëluar vartësinë nga furnizuesit amerikanë, japonezë dhe europianë për makineritë e prodhimit të cipeve.
“Ne nuk do të bëjmë biznes me klientë kinezë me të cilët Applied Materials dhe Lam Research nuk janë të lejuar të punojnë”, tha drejtuesi i Japan Tokyo Electron, duke iu referuar firmave më të mira të pajisjeve të çipave në SHBA.
Duke kujtuar partneritetin e gjatë të Tokio Electron prej vitit 1960, kur filloi si një importues i pajisjeve, ai tha se, “Është e rëndësishme për ne që qeveria dhe industria amerikane të na shohin si një kompani të ndershme”.
Ndërprerja e furnzimit të Kinës me çipë po merret parashysh edhe nga një tjetër furnizues i madh japonez i pajisjeve të çipave, tha një burim i përfshirë në këtë çështje.
Përfaqësuesit e kompanive japoneze theksojnë se për këtë vendim nuk kanë marrë asnjë udhëzim nga ministria japoneze e industrisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto