Një partner i rëndësishëm është Rabobank, i cili mbështet në asistencë teknike dhe kontribuon në përmbushjen e objektivave të biznesit dhe zhvillimin SME-ve në kuadrin projektit të lartëpërmendur.
Në këto teritore ka një shtrirje gjeografike në qendër të Shqipërisë, ku drejtimi kryesor është bujqësia. Rrethi i Lushnjës ka 6 degë dhe mbi 5000 anëtarë, nga të cilët mbi 1250 janë fermerë kredimarrës të financuar nga FED invest që nga viti 2000. Peshën më të madhe në sektorin e bujqësisë e kanë produktet e serrave, të cilat tashmë furnizojnë jo vetëm tregun vendas por edhe atë të rajonit. Por jo vetëm në Lushnje, në përgjithësi FED invest është cilësuar si një nga sektorët industrial të agropunimit me rezultatet më të mira në vitin 2018
Lexo: FED invest, mbështet fermerët edhe falë Japonisë
Kërkesa në rritje për siguri ushqimore dhe prodhimeve organike rrit nevojën për përshtatje me teknologjitë më të fundit, zgjidhje më efiçiente për transformimin e biznesit bujqësor, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe përmbushjen e të gjitha nevojave të tregut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.