Puna që iu përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Puna që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Puna që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Janë me qindra faktorë që duhen konsideruar para se të zgjedhim një drejtim të caktuar karriere, që më pas do të na çojë drejt suksesit. Gjithsesi, puna që iu përshtatet bazuar në shenjën e horoskopit, do t’ju bëjë t’i jepni përgjigje shumë pyetjeve.

Dashi- Trajner

Nëse ka një fushë ku Dashi shkëlqen është pikërisht trajnimi, në çdo lloj të tij. Kjo sepse Dashët kanë aftësinë për ta parë me lehtësi pamjen e plotë dhe të ndihmojnë të tjerët për të qenë të suksesshëm.

Demi- Autor

Demi shijon gjërat më të thjeshta të jetës. Fakti që ata janë të dhënë pas leximit, e thekson edhe më shumë drejtimin e karrierës ku mund të shkëlqejnë.

Binjakët- Personazh mediatik

Binjakët janë të lezetshëm, socialë dhe mjeshtra të komunikimit. Ata dinë shumë mirë si të sillen në një dhomë të mbushur me njerëz, kështu që televizioni është bërë për ta.

Gaforrja- Mësimdhënia

Gaforret ndihen rehat teksa shohin një klasë të mbushur plot që pret për leksionet e tij/saj. Ato kanë aftësinë të ruajnë qetësinë në një situatë tensioni dhe kjo është një pikë e shtuar për edukimin.

Luani- Këshillues karriere

Luanët janë motivues të mëdhenj. Janë të paparë për t’i ofruar besim apo mbështetje të gjithë atyre që janë të rënë moralisht.

Virgjëresha-Mjek

Si të orientuar pas detajeve, Virgjëresha e gjen veten në fushën e mjekësisë. Një mjek apo infermier duhet të jetë se s’bën i organizuar dhe nëse është Virgjëreshë e bën më së miri këtë.

Peshorja- Diplomat

Askush më shumë se Peshoret nuk bazohen tek morali i tyre. Kjo shenjë ka shumë gjasa të jetë në krye të kongreseve, senateve apo pse jo, edhe në krye të një vendi.

Akrepi-Artist

Muzikant apo regjisor, s’ka rëndësi. Ti krijon shumë nga emocionet e brendshme, kështu që mos ki frikë ta bësh botën disi më ndryshe.

Shigjetari- Profesor

Energjia e një Shigjetari duhet me patjetër në këtë fushë.

Bricjapi-CEO

Bricjapët kanë lindur për të qenë shefa. Ata e kanë pasion biznesin dhe e gjejnë gjithnjë veten duke drejtuar diçka.

Ujori- Humanitar

Ujorët janë gjithnjë në kërkim të diçkaje më të mirë për të ndryshuar botën. Do të bënin gjithçka për të vënë drejtësi dhe humanizmi është fillimi i rrugës.

Peshqit- Terapist

Thirrja natyrale e Peshqëve është të punoj me trurin e njeriut!  Si empatikë të tmerrshëm që janë, një psikologe e shenjës së Peshqëve s’do të ishte kurrë e dështuar.

DazzlingNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0